Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Besa Sharrah, shqiptaro-amerikania që kandidon për në Senatin e Ohajos

2024/03/11 at 7:14 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Besa Sharrah, shqiptaro-amerikania që kandidon për në Senatin e Ohajos

Në zgjedhjet për Senatin në Shtetin e Ohajos që do të mbahen më 5 nëntor, për herë të parë do të kandidojë edhe një shqiptaro-amerikane.


Besa Sharrah, e cila garon në emër të Partisë Republikane, po bën fushatë për të qenë anëtare e organit ligjvënës në shtetin ku mbërriti si emigrante, në vitin 2005.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo thotë se familja e saj, e persekutuar nga komunizmi, nxiti tek ajo ambicien për të luftuar për mbrojtjen e demokracisë, prandaj u aktivizua politikisht shumë e re, ndërsa prej 11 vjetësh është angazhuar në strukturat republikane, derisa mori mbështetjen e partisë, për të garuar për në Senat.

Në bisedën me gazetaren Klementina Cenkollari, ajo tregon synimet e saj në këtë fushatë, por edhe arsyet që e kanë shtyrë për t’u përfshirë në lëvizje që lidhen me diasporën shqiptare, si lëvizja për të siguruar të drejtën e votes për emigrantët.

Besa Sharrah e nisi rrugëtimin e saj në Shtetet e Bashkuara, rreth 20 vjet më parë.

“Unë erdha këtu për të studiuar, kur isha 17 vjeç. Erdha për të studiuar në ‘Wright State’, në Ohajo, për inxhinieri mekanike. Aty u diplomova dhe u bëra inxhiniere, fillova dhe karrierën time dhe fillova dhe praktikova për 7 vjet, derisa mora pozicion lidershipi ku drejtova skuadra inxhinierësh. Kam patur karrierë dhe në pjesën e IT për bankat, kam punuar me dy kompani, JP Morgan dhe Nationwide Insurance”, tregon ajo.

Dëshira për t’u përfshirë në politikë thotë ajo, nuk është aspak rastësi, pasi është rritur me shtysën për të vepruar në mbrojtje të demokracisë. Rrënjët për këtë janë tek vuajtjet e familjes para vendosjes së rendit demokratik në Shqipëri.

“Unë vij nga një familje shumë e persekutuar në Shqipëri. Vij nga familja Sharrah. Ne ishim një familje që mbështesnim demokracinë në çdo kusht. Mbështesnim të drejtat individuale dhe kjo ishte diçka që ishte në kundërshtim me sistemin diktatorial dhe për këtë ata ekzekutuan 7 persona të familjes sime, të gjithë të shkolluar jashtë, me një vizion demokratik për vendin, për të sjellë perspektivën perëndimore gjithashtu në Shqipëri”,shprehet ajo.

Ajo tregon se fillimisht, u bë pjesë e aktiviteteve politike në nivel lokal, në qytetin Kolombos, ku jetonte, por se vazhdimisht synonte të ishte pjesë fushatave të ndryshme që ndodhnin më gjerë, në gjithë shtetin e Ohajos. Prej 11 vjetësh, ajo ka qenë pjesë e stukturave të Partisë Republikane, në emër të së cilës do të garojë për në Senatin e Ohajos.

“Unë jam shqiptarja e parë këtu në Ohajo, që do të bëhet, me shpresën tek Zoti, pjesë e legjislaturës së Ohajos, këtu në Amerikë. Presidenti i Senatit të Ohajos ndjeu se unë do të isha një kandidate shumë e mirë për këtë pjesë të elektoratit, edhe për faktin që jam emigrante, jam ajo që ne e quajmë amerikane e re.

E pyetur nëse është më e lehtë, apo më e vështirë, të bësh fushatë si emigrante, ajo thotë se “jemi në një moment shumë unik. Po të më pyesje për shembull edhe 10 vjet para, të ishe pjesë e Partisë Republikane si një emigrante, nuk ishte diçka që ishte normale. Madje, të thonin, po ti çfarë pune ke atje sepse këta nuk i duan emigrantët, e të tjerë e të tjerë.

Dhe në fakt unë ndjeja një të vërtetë komplet ndyshe. Ajo dëshira e republikanëve, sidomos për të patur emgrantë në rangjet e tyre, të cilët janë, jo vetëm me shkollë, por edhe kanë background-in që ne kemi e sistemeve të tjera unike, siç ishte sistemi shqiptar, që ishte një diktaturë”.

Sipas saj, kjo ka shërbyer si një mënyrë shumë e mirë për personat që janë në pozitë të kuptojnë që duhen kandidatë që rikujtojnë se përse Amerika është vendi i ëndrrave, pse Amerika është toka e premtuar për shumë emigrantë.

“Kjo ka reflektar tek unë si një kandidate që vjen nga një vend I diktaturës dhe nga një familje shumë e persektuar nga diktatura. Unë kam një perspektivë ndryshe për t’i thënë njerëzve që diktatura dhe demokracia nuk janë aq larg njëra tjetrës ndaj duhet të ruajmë të drejtat tona me çfarë mundsisht kemi dhe të qëndrojmë vigjilentë mbi demokracinë tonë”,thekson ajo.

Zonja Sharrah beson se vendimi i partisë për ta kandiduar lidhet edhe me karrierën e saj në fushën e sektorit privat.

Ajo thotë se elektorati në distriktin 16 në shtetin e Ohajos, ku ajo synon të sigurojë votat, përballet me të njëjtat sfida që përballen shumë amerikanë në rang kombëtar ditët e sotme, si inflacioni i lartë apo edukimi.

“Ne kemi një inflacion të paprecedentë, të paktën për sa kohë unë kam jetuar këtu. Kemi parë edhe një rritje të çmimeve të shtëpive që e ka bërë edhe më të vështirë për qytetarin të ketë një ekonomi të qartë dhe të qetë për mënyrën se si do të jetojë. Gjithashtu, edukimi dhe shkollat vazhdojnë të jenë një pjesë e madhe e advokimit tim.

Ndërsa vazhdon veprimtarinë e saj politike në Shtetet e Bashkuara, zonja Sharrah ka qene aktive edhe për çështje prekin diasporën shqiptare, siç është e drejta e emigrantëve për të votuar.

“Kushtetuta e një vendi duhet implementuar në gjithësinë e saj. E drejta e votës për diasporën është e drejtë që garantohet në Kushtetutë. Dhe në këtë moment ne nuk e kemi këtë të drejtë. Unë jam një shqiptaro-amerikane dhe dëshira ime është që këto lidhje të vazhdojnë me Shqipërinë, sidomos në këto momente kaq delikate për demokracinë shqiptare.

Për sa kohë vota e diasporës nuk implementohet, mendoj që shteti shqiptar është në kundërshti të plotë me Kushtetutën shqiptare dhe për këtë arsye unë e mbështes votën e diasporës, thekson ajo”.

E pyetur se çfarë do të thoshte për fitorja në këto zgjedhje, ajo thotë se do të ishte një endërr e realizuar.

“Do të ishte kurorëzmi i një endrre shumë, shumë të gjatë. Kjo është një endërr, është një endërr që unë e ndjej dhe ditë për ditë mendohem për këtë pjesë.

E para dhe më e rëndësishmja do të ishte fakti që më në fund një qytetare e ardhur nga një vend tjetër, e ardhur këtu, jo e lindur këtu, do të ketë mundësinë jo vetëm të vëzhgojë nga anët hartimin e ligjeve në shtetin e saj, por tani të jetë pjesë e ligjeve duke sjellë perspektivë ndryshe, duke sjellë një narrative ndryshe.

Kjo është e lidhur edhe me faktin që jemi në një moment shume unik në shtetin amerikan. Shteti amerikan është një shtet emigrantësh. Unë mendoj se është mëse e drejtë, të kemi njerëz, që si unë e duan këtë vend, duan ta shikojnë të vazhdojë në rrugën e duhur dhe të ruajmë atë ëndrrën amerikane për të cilën ne erdhëm të gjithë këtu”./VOA



Ju sugjerojmë

Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!
Aktualitet

Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!

13 Maj, 2025 1:00 pm
Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës
Kryesore

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës

13 Maj, 2025 12:46 pm
Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!
Aktualitet

Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!

13 Maj, 2025 12:40 pm
Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…
Aktualitet

Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…

13 Maj, 2025 12:36 pm
43 deputetë nga lista e hapur në Kuvend
Kryesore

43 deputetë nga lista e hapur në Kuvend

13 Maj, 2025 12:31 pm
Akuza për sulm seksual, dënohet me burg aktori francez Gérard Depardieu
Bota

Akuza për sulm seksual, dënohet me burg aktori francez Gérard Depardieu

13 Maj, 2025 12:19 pm
PS-ja në avantazh, PD-ja e rezervuar dhe në heshtje
Kryesore

PS-ja në avantazh, PD-ja e rezervuar dhe në heshtje

13 Maj, 2025 12:16 pm
“Sa me sy të keq na shohin mor aman!”, Rama nga Durrësi: Nëse nuk do të ishim ne në qeveri, harrojeni që do kishit marrë shtëpi të reja pas tërmetit
Aktualitet

PS udhëheq, ja kur pritet dalja e parë pas zgjedhjeve e Kryeministrit Rama

13 Maj, 2025 12:02 pm
Partia e Arben Taravarit braktis qeverinë e Maqedonisë së Veriut
Rajoni

Partia e Arben Taravarit braktis qeverinë e Maqedonisë së Veriut

13 Maj, 2025 11:45 am
Përfundon numërimi në Bashkinë Has, kryeson koalicioni PD-ASHM
Kryesore

Tiranë, pezullohet për disa orë procesi i numërimit të votave

13 Maj, 2025 11:35 am
Para
Marrëveshja për eksportin e gazit, Turqia synon të bëhet fuqi e rëndësishme energjetike

Marrëveshja për eksportin e gazit, Turqia synon të bëhet fuqi e rëndësishme energjetike

Kukësi thyen Laçin me rezultatin minimal

Kukësi thyen Laçin me rezultatin minimal

Vritet në Gjermani boksieri shqiptar, Besar Nimani

Vrasja e Besar Nimanit/ E shkuara problematike e ish-kampionit të boksit
















TE FUNDIT

Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!

Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!
13 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në selinë e Partisë Socialiste paraditen e kësaj të marte. Para hyrjes së selisë, Rama...

Lexo më shumë

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës
13 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në këto zgjedhje, Taulant Balla në një intervistë për gazetarin e Klan News, Enkel Xhangoli...

Lexo më shumë

Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!

Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!
13 Maj, 2025

Në një lidhje direkte për Klan News me Drini Zeqon, demokratja Jorida Tabaku falenderoi të gjithë komisionerët, të cilët janë...

Lexo më shumë

Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…

Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…
13 Maj, 2025

Në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, po diskutohet mbi bllokimin e numërimit të votave nga Greqia. Komisionerët e Partisë Demokratike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com