Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bërnabiç kërkon falje që Kosova u cilësua Republikë:S’mund të flija mbrëmë

2023/02/06 at 12:44 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bërnabiç kërkon falje që Kosova u cilësua Republikë:S’mund të flija mbrëmë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se në një prej raporteve të publikuara në ueb-faqen e Qeverisë serbe ishte shkruar Republika e Kosovës, duke shtuar se ky rast kishte të bënte me gabim gjatë përkthimit.

Bërnabiç tha për Radio Televizionin e Serbisë tha se gabimi kishte ndodhur në përkthimin në gjuhën angleze. Ajo tha se ky gabim “është i rëndë dhe i pafalshëm i përkthyesit”.

Kosova shpalli pavarësinë më 2008, por Beogradi refuzon që ta njohë atë. Qëndrimi zyrtar i Serbisë është që Kosova është ende pjesë e saj.

Bërnabiç tha se përgjegjësi ka edhe ekipi i zyrës për media në Qeverinë serbe, prandaj ajo shtoi se do të ketë pasoja për punëtorët që lëshuan këtë gabim.

Kryeministrja serbe tha se kjo përmbajtje është larguar menjëherë nga ueb-faqja e Qeverisë serbe.

“Nuk mund të flija mbrëmë, nuk e di se çfarë po bëj. Por, më vjen keq që kjo po përdoret nga opozita për të fituar poenë politikë”, tha Bërnabiç.

Kryeministrja serbe po ashtu foli edhe për vizitën e planifikuar për 6 shkurt të të dërguarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, në Prishtinë dhe Beograd.

Ajo tha se aktivitete të tilla diplomatike po shtohen dhe presioni po intensifikohet, duke shtuar se beson në garancitë e komunitetit ndërkombëtar sa përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bërnabiç tha se Lajçak do të vizitojë fillimisht Prishtinës, dhe se sipas saj, atje qëndron problemi i themelimit të Asociacionit. Ajo theksoi se nuk i intereson qëndrimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me këtë çështje.

Kryeministrja serbe tha se palët janë pajtuar që të formohet Asociacioni në kuadër të marrëveshjeve të arritura në Bruksel më 2013 dhe 2015 dhe theksoi se beson në garancitë e komunitetit ndërkombëtar se Asociacioni do të formohet në bazë të marrëveshjeve të arritura në dialog.

Kosova kundërshton themelimin e një asociacioni njëetnik, duke shprehur frikën se mund të krijohet një Republika Sërpska, ashtu sikurse në Bosnjë e Hercegovinë.

SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë që Kosova të zbatojë marrëveshjet për Asociacionin. Uashingtoni ka shprehur qartë se është kundër themelimit të një asociacioni që do t’i ngjasonte Republikës Sërpska./REL

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës
Aktualitet

VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës

13 Korrik, 2025 11:09 am
Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari
Aktualitet

Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari

13 Korrik, 2025 10:51 am
Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi
Aktualitet

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi

13 Korrik, 2025 10:15 am
Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
Aktualitet

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

13 Korrik, 2025 9:58 am
Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë
Aktualitet

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

13 Korrik, 2025 9:44 am
DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?
Bota

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

13 Korrik, 2025 9:34 am
Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA
Rajoni

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA

13 Korrik, 2025 9:23 am
Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin
Bota

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

13 Korrik, 2025 9:13 am
Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime
Bota

Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime

13 Korrik, 2025 9:05 am
Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
Bota

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

13 Korrik, 2025 8:51 am
Para
Presidenti Begaj pret kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Rob Bauer

Presidenti Begaj pret kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Rob Bauer

Qytetarja turke e bllokuar poshtë rrënojave, publikon video në rrjetet sociale

Qytetarja turke e bllokuar poshtë rrënojave, publikon video në rrjetet sociale

Ndërron jetë xhaxhai i Alda Klosit, familjarët mohojnë përfshirjen në paratë e vjedhura

Prokuroria kërkon burg për Alda Klosin, merret sërish në pyetje pastruesja Rozeta Dobi

TE FUNDIT

VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës

VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës
13 Korrik, 2025

Një grup delfinësh kanë dhuruar spektakël për turistët dhe pushuesit në bregdetin e Himarës. Pamjet janë ndarë nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari

Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari
13 Korrik, 2025

Policia ka vënë në pranga një 51-vjeçar, pasi dyshohet se nga pakujdesia plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar. Mësohet se...

Lexo më shumë

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi
13 Korrik, 2025

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 2943 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Sipas uniformave blu mësohet se janë...

Lexo më shumë

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
13 Korrik, 2025

Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është vënë në pranga nga policia, pasi kërkohej nga autoritetet austriake për disa vepra...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com