Në ditën e fundit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve, koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga Sali Berisha i është larguar një parti.
Mësohet se partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovski, që ka marrë vendimin për të dalë nga koalicioni opozitar.
Në një letër drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ky subjekt politik kërkon çregjistrimin e partisë nga ky koalicion.
Shkresa drejtuar KQZ:
I nderuar z. Celibashi,
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.
Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.
Me respekt,
Kryetari i partisë
Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski.