Aktualitet

Berisha zbulon mesazhin e qytetarit: Polici në komisariat i tha se do ta hiqte qafe por…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:26 - 24/10/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin e zhvilluar me studentët në selinë blu ka publikuar një denoncim të një qytetari dixhital.

Berisha tha se dikush i kishte shkruar ditën e djeshme një mesazh ku denonconte policët se e kishin shoqëruar në komisariat pa asnjë arsye. Sipas kryedemokratit në mesazh thuhej se një prej e efektivëve e kishte kërcënuar personin  e shoqëruar se do ta hiqte qafe, por që nuk e kishte lejuar një koleg tjetër.

Më tej, kreu i PD akuzoi kryeministrin Rama se ka vendosur në krye të policisë trafikantë dhe gangsterë.

“Dje lexoja një mesazh me emër, mbiemër që më lexonte një tjetër. Shkruante se më morën në komisariat pa asnjë motiv. I kishte paditur edhe në gjyq. Shkruan se mu vërsulën dhe njëri prej tyre i thoshte një tjetri, me emrin Luan, “do ta heq qafe këtë”. Do heq qafe njeriun. Dhe ai nuk e lëshoi, u tregua njeri i ndershëm në detyrë dhe e mori e shtyu, e përplasi, “të heqësh qafe ti njeri këtu në komisariat”?! Por shikoni çfarë kanë futur brenda, me çfarë kriminelësh e mbushin policinë. Dhe ai i kishte hedhur në gjyq. Dhe në gjyq çfarë bëjnë, i nxjerrin të gjithë policët por Luanin jo. Ai më shpëtoi jetën në polici, tha, se i thoshte tjetri “do ta heq qafe këtë”. Por kjo është policia që krijoi, sepse vendosin gangsterë dhe trafikantë në krye të saj. Vendos ministrin e familjes në krye të saj për të mbuluar të gjitha aferat familjare dhe aferë kryesore është droga. A mund t’i lëmë ne këto kështu? Jo! Nuk mund t’i lëmë”, tha Berisha./Opinion.al

Pas