Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha uron Pavarësinë e Kosovës: Produkt i shpirtit të pamposhtur të qytetarëve të Kosovës!

2025/02/17 at 2:33 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha uron Pavarësinë e Kosovës: Produkt i shpirtit të pamposhtur të qytetarëve të Kosovës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët uroi Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë


Berisha nënvizoi se kjo pavarësi u arrit me shumë sakrifica, duke kujtuar humbjen e jetëve dhe pasojat e gjenocidit serb.

Ai shprehu urimet më të përzemërta për të gjithë ata që kontribuan në këtë ngjarje historike.

”Sot, jam para jush së pari për të përshëndetur përzemërsisht dhe për të uruar qytetarët e Kosovës, mbarë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë. Pavarësia e Kosovës është pa diskutim ngjarja më e madhe për kombin shqiptar pas pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo pavarësi pati çmimin më të lartë, qindra mijëra jetë, qindra mijëra të tjerë etnikisht të spastruar nga Kosova, njohu aparteidin dhe segregacionin, shtypjen më të egër, gjenocidin e nacionalizmit të verbër serb në mes të Kosovës.

Kjo pavarësi para së gjithash dhe mbi të gjitha është produkt i shpirtit të pamposhtur të qytetarëve të Kosovës. Por pavarësia e Kosovës ka një arkitekt, i cili ia doli në rrugë paqësore të ndërtojë tek shqiptarët e Kosovës ëndrrën e shtetit të tyre të pavarur dhe ky është Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova në një gjenialitet politik, zgjodhi rrugën paqësore për të promovuar çështjen e drejtë të qytetarëve të Kosovës në të gjitha kancelaritë e mëdha dhe institucionet kryesore ndërkombëtare.

Ai ndërtoi pushtetin paralel të shqiptarëve në Kosovë ndaj pushtetit të pushtuesve. Sigurisht pavarësia e Kosovës nuk mund të realizohej pa epopenë e komandantit legjendar Adem Jashari, luftës çlirimtare, sakrificave dhe martirizimit të mijëra bijave dhe bijve të Kosovës dhe ndërhyrjes ushtarake të aleancës së Atlantikut të Veriut, ndërhyrja më e fuqishme pas Luftës së Dytë Botërore.

Kosova në këto vite pavarësi ka ecur me hapa të mëdha.
Ajo sot është një demokraci në konsolidim, por një shembull frymëzimi për vendet e tjera të rajonit.

Kosova u përball këto vite me një tradhti të Tiranës zyrtare, bashkërendim të saj me Beogradin, përpjekje për destabilizim dhe të gjitha këto dështuan dhe faktikisht sot Kosova është frymëzim për të gjitha vendet e rajonit, për rritjen progresive të mirëqenies, për funksionimin e shtetit ligjor.

Në këtë kuadër unë dhe njëherë përsëris urimin më të përzemërt, nderimin më të madh për të gjithë ata që bënë të mundur këtë aktin më madhor në historinë e kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë”, tha Berisha.



Ju sugjerojmë

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Bota

Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

11 Korrik, 2026 2:58 pm
Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?
Sport

Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?

11 Korrik, 2026 2:54 pm
Para
Tentoi të largohej me makinën e vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër

Tentoi të largohej me makinën e vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër

“Mbylljani derën këtij llumi”, Rama mesazh qytetarëve për zgjedhjet e 11 Majit

“Ky burgim i padrejtë të marrë fund”/ Rama për deklaratën e Grenell: Sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë!

Gjirokastër/ Makina përplaset me mjetin e Ushtrisë, humbin jetën dy persona

Gjirokastër/ Makina përplaset me mjetin e Ushtrisë, humbin jetën dy persona
















TE FUNDIT

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
11 Korrik, 2026

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës...

Lexo më shumë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
11 Korrik, 2026

Ushtria izraelite ndërmori të shtunën një valë të re sulmesh ajrore në jug të Libanit, pavarësisht marrëveshjes kornizë të ndërmjetësuar...

Lexo më shumë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Jalë, foli edhe për marrëdhënien e tij me kryeministrin Albin Kurtin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}