Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar këtë të hënë një takim me ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë në Tiranë, Karel Urban.
Në një status në rrjetet sociale ai shkruan se në këtë takim u diskutua për zhvillimet ne Shqipëri dhe në rajon.
Po ashtu ish-kryeministri thotë gjatë takimit ka theksuar se Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet parti e vlerave dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike.
“Takim me ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë në Tirane, z Karel Urban!
Të dashur miq, sot prita në një takim ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë në Tiranë. Përfitova nga rasti të falenderoj vendin dhe kombin e tij mik për ndihmën e çmuar dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në dekada.
Gjatë këtij takimi diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon. Theksova në këtë takim se Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet parti e vlerave dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike. Takimi ishte i hapur”, shkruan Berisha./Opinion.al