Bota

Bucha, gjendet një dhomë torture me 5 civilë të vrarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:00 - 04/04/22 |
Opi Nion

Mediat e huaja kanë publikuar të tjera detaje tronditëse nga masakra e forcave ruse në Bucha.

Raportohet se është gjetur një dhomë torturash në qytetin e vogël pranë Kievit, të cilën trupat ruse e kanë përdorur për krimet e tyre.

Sky news raporton se brenda saj u gjetën trupat e pajetë të 5 civilëve, të cilët ishin me duar të lidhur dhe shenja të dukshme dhune.

Zyrtarët ukrainas thanë se ushtarët rusë i kishin torturuar dhe ekzekutuar burrat, ndërsa identiteti i tyre ende nuk dihet.

Një burrë ishte qëlluar pesë herë në gjoks, sipas Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës. Ai tha se një tjetër ishte goditur me pushkë në kokë ndërsa tre të tjerët ishin qëlluar.

Gerashchenko, paralajmëroi se priste që të gjendeshin më shumë trupa ndërsa forcat ukrainase kontrollonin ndërtesat dhe shtëpitë e lira.

Trupat ruse u tërhoqën nga qyteti i Bucha dhe nga gjithë rajoni i Kievit – disa ditë më parë, por masakra që ata lanë pas ka tronditur botën./Opinion.al

 

Pas