Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Kryeministri Edi Rama ka bërë një pazar me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Sipas Berishës, Rama ka futur në burg Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, për të lënë jashtë vëllain e tij, Olsi Rama.
Ai thotë se Erion Veliaj ishte çmimi që u pagua për vëllain e kryeministrit Rama.
“Sot qytetarët shqiptarë ndoqën LIVE mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të partisë dhe dëgjuan një fjalim copy-paste me atë që mbante Ramiz Alia kur drejtësia e Sigurimit të Shtetit filloi t’i dalë nga duart.
Sot, Edi Rama ishte më i dystuar se kurrë në jetën e tij.
Nga njëra anë donte me çdo kusht të mbulonte pazarin që kishte bërë me Altin Dumanin, shkëmbimin e Erion Veliajt me Olsi Ramën.
Besoj se nuk mbeti njeri pa e kuptuar që Erion Veliaj ishte çmimi që u pagua për Olsin.
Dhe, në fjalimin anatemik të tij, të mallkimit universal, njeriu i vetëm që tregoi se ishte aleat i tij, ishte Altin Mercenari, Altin Dumani.
Fjala e Edi Ramës në aspekte të tjera ishte fjala e një njeriu që e di se e presin ndëshkime të rënda për krimet që ka kryer. Ai bëri gjithçka të sfumojë vjedhjen e tmerrshme të Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij.
Sipas Edi Ramës, 870 mijë euro fustane, të brendshme dhe të jashtme, nuk duheshin bërë publike.
Në një kohë kur kishte urdhëruar të bëhen publike emrat e 3 fëmijëve me autizëm që mbrohen nga çdo konventë ndërkombëtare, vetëm e vetëm se ata u sponsorizuan, u ndihmuan nga dhëndri dhe vajza ime për t’u trajtuar në qendrën rajonale të autizmit.
Kurse tani të brendshmet dhe të jashtmet 870 mijë euro të Velicës nuk duheshin bërë publike.
Edi Rama deklaroi se ka krijuar Republikën e Prokurorëve. Jo. Është narkodiktaturë, ata nuk janë gjë tjetër vetëm mercenarë.
Se padrino, se arkitekt i kësaj është Edi Rama”, tha Berisha.