Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar për herë të parë direkt kryeministrin Rama për përfitim korruptiv në aferën CEZ. Nga foltorja e parlamentit Berisha tha se ka informacione dhe së shpejti do publikojë dokumente që kryeministri Rama ka marrë para për të mbyllur çështjen CEZ. “Kam të dhëna që Edi Rama ka marrë valixhe të mirë. Ka të dhëna që minisri nuk ka ngelë pa gjë”, -tha Berisha.