Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha publikon raportin e Holandës për kthimin e vizave/ Për Noriegën dhe Ditziun e tij

2017/08/21 at 6:43 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha publikon raportin e Holandës për kthimin e vizave/ Për Noriegën dhe Ditziun e tij

Ish –kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, raportin e plotë të qeverizë Holandeze në lidhje me kthimin e vizave për shqiptarët. Duke cituar raportin, Berisha akuzon Ramën se ka rritur numrin e klandestinëve të cilët janë kthyer një problem serioz për shtetet e BE-së.

Statusi i plotë i Berishës:

Per Noriegen, me te madhin e Tiranes dhe Ditziun e tij!

Ja pse qeveria hollandeze kerkon rikthimin e vizave dhe kontrollon edhe Ramen si suspekt!!

Te dashur miq, ne raportin e saj per rikthimin e vizave per shqiptaret, qeveria hollandeze ben publike arsyet e kesaj kerkese. Ne kete raport shkruhet:

“Kriminelet shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë Holandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe shitjen e kokainës dhe kanabisit, trafikimin njerëzor dhe pastrim parash. Roli i kriminelëve shqiptarë po forcohet, dhe ka marrë një rol prominent në Holandë. Një tjetër problem janë klandestinët shqiptarë, të cilët përdorin portet holandeze për të ikur ilegalisht në Angli”, dhe se

“Pothuajse të gjithë shqiptarët që qëndrojnë në Holandë janë për shkak të pjesëmarrjes në veprimtari kriminale.

Por, sipas raportit rritja e faktorit të krimit në Holandë është diçka e viteve te fundit dhe Qeveria e këtij vendi për këtë arsye duhet të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për të mos lejuar që krimi shqiptar të forcohet dhe stabilizohet struktualisht në Holandë. Për këtë arsye është kërkuar Qeverisë të pezullojë lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen!”

Miq, Shqiperia eshte keshtu vendi i pare per te cilen nje vend anetar i BE kerkon rikthimin e vizave nderkohe qe Hollanda ishte vendi i vetem i BE qe nuk dergoi ekip per verifikimin e arritjes se kritereve per heqjen e vizave pasi ishin te bindur se Shqiperia i kishte plotesuar ato!

Kurse tani, jo vetem kerkon kthimin e vizave por kontrollon edhe kryeministrin e Noriegen e Shqiperise si suspekt?!?!

Ketu me poshte keni nje paraqitje me te zgjeruar te raportit te qeverise te Mbreterise se Hollandes! sb

— “Zbardhen arsyet, ja pse Holanda kërkon rikthimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë. Raporti i plotë

16:48, 21/08/2017

Policia dhe prokuroria holandeze këshillon rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Shtimi i bandave kriminale shqiptare mbetet kërcënim për shoqërinë holandeze, sipas këtij raporti.

Elementet kriminalë shqiptarë janë fuqizuar se tepërmi vitet e fundit në Holandë, dhe për ketë arsye Policia në bashkëpunim me prokurorinë Holandeze ka këshilluar Qeverinë për të pezulluar lëvizjen e lirë me Shqipërinë.

ABC Neës ka siguruar në një mënyrë ekskluzive raportin e plotë të Policisë Holandezë e cila përshkruan një panoramë të krimit të organizuar shqiptar në Holandë.

“Kriminelet shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë Holandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe shitjen e kokainës dhe kanabisit, trafikimin njerëzor dhe pastrim parash. Roli i kriminelëve shqiptarë po forcohet, dhe ka marrë një rol prominent në Holandë. Ka një mbiprezence të madhe te shqiptarët në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Një tjetër problem janë klandestinët shqiptarë, të cilët përdorin portet holandeze për të ikur ilegalisht në Angli. ”

Kjo mbështetet dhe nga një burim në Policinë Holandeze, që thotë se për momentin trafikantët e drogës dhe ata njerëzorë që përbëhen kryesisht nga shtetas shqiptarë, janë destinuar si rreziku më i serioz për rendin publik në Holandë.

Sipas Policisë, në vitet e fundit të paktën 5800 persona janë regjistruar në sistemin policor në lidhje me veprat penalë të kryera në territorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Shqiptarët janë të implikuar kryesisht në trafikun e drogës, trafikimin njerëzore si dhe pastrimin e parave.

Një faktor shqetësues i Policisë Holandezë është që në Shqipëri është relativisht e lehte të ndryshosh emrin dhe mbiemrin, gjë që sipas raportit është bëre nga rreth 700.000 në Shqipëri. Sipas raportit, kjo do të thotë që rreth 1 në 3 shqiptarë ka bërë ndryshime në identitet, gjë që vështirëson punën e Policisë në Holandë. Sipas raportit, përveç ndryshimit të emrit që mund të behët në një mënyrë legale në Shqipëri, ka dhe raste ku një person ka mundur të ndryshojë dhe atësinë dhe datëlindjen e tij në pasaportë, diçka që në asnjë vend nuk do të ishte e mundur.

Në raport përshkruhet se nga vëzhgimet e Policisë së Amsterdamit, shumë rrallë shihen shtetas shqiptarë që qëndrojnë si turistë legjitimë në Holandë. Pothuajse të gjithë shqiptarët që qëndrojnë në Holandë janë për shkak të pjesëmarrjes në veprimtari kriminale.

Raporti tregon se pas liberalizimit të vizave, puna e kriminelëve shqiptarë në Holandë është lehtësuar. Por, sipas raportit rritja e faktorit të krimit në Holandë është diçka e vitet e fundit dhe Qeveria e këtij vendi për këtë arsye duhet të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për të mos lejuar që krimi shqiptar të forcohet dhe stabilizohet struktualisht në Holandë. Për këtë arsye është kërkuar Qeverisë të pezullojë lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen. /ABCNeës””

Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Video-Foto/ Bluzat e bardha stacionohen për 5 ditë në malin e Tomorrit, edhe këtë vit mijëra pelegrinë

Video-Foto/ Bluzat e bardha stacionohen për 5 ditë në malin e Tomorrit, edhe këtë vit mijëra pelegrinë

Debati për Sigurimin/ Kastriot Dervishi i përgjigjet Auron Tares: Ke dashuri të thellë për regjimin

Debati për Sigurimin/ Kastriot Dervishi i përgjigjet Auron Tares: Ke dashuri të thellë për regjimin

Atentat me eksploziv Presidentit të ekipit të Kamzës

Atentat me eksploziv Presidentit të ekipit të Kamzës

TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com