Aktualitet

Video-Foto/ Bluzat e bardha stacionohen për 5 ditë në malin e Tomorrit, edhe këtë vit mijëra pelegrinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:22 - 21/08/17 |
b.f

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur shërbimin ambulator në malin e Tomorrit për t’i ardhur në ndihmë mijëra pelegrinëve, me rastin e ritit kushtuar shenjtit Abaz Ali.

Çdo vit nga data 20 deri me 25 gusht Mali i Tomorrit shndërrohet në vendin shpirtëror për mijëra pelegrinë të ardhur aty nga zona të ndryshme të vendit dhe nga jashtë Shqipërisë.

Edhe këtë vit prezenca e pelegrinëve ka qenë mjaft e madhe dhe Ministria e Shëndetësisë ka menduar të vendosë shërbimin ambulator për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të ndryshëm.

Peligrinazhi është një “rit fetar”, por dhe një rast ideal për të kaluar disa ditë pushimesh në mal, duke vlerësuar peizazhet natyrore dhe qetësinë që të ofron ky vend i shenjtë.

 

Pas