TIRANË- Një ditë pas lajmit për djegjen e laboratorit të kriminalistikës së policisë, Berisha publikon në profilin e tij në Facebook një foto nga ambientet tashmë të shkrumbuara. Ai akuzoi sërish ministrin Tahiri se po mbulon gjurmët e krimit, ku është përfshirë, atë të trafikut të drogës.
Statusi i Berishës
“Foto e laboratorit te policise shkencore te djegur nga çunat e krimit se bashku me 240 kg droge dhe 49 dosje te krimeve te renda. Dje ne mengjes porositesit e djegies bene cdo gje per te mos nisur hetimet!”