Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i është rikthyer sërish argumentit të disa videove erotike që lidhen me McGonigal, ndërsa ka debatuar me ministren Spiropali.
“ I ftoj zonjat, konkretisht të kërkojnë, edhe ty të dogji miza pas kësule. Çfarë pate ti Elisa. Elisa, çfarë pati që u ngrite, po pse kapitulli erotik është kapitulli… si bëni kështu, a jeni në rregull apo jo, keni fiqir apo jo. Po çfarë është kjo. Po pse, erotizmin e McGonigal do të mbroni këtu. Po pse, ku e din ti që nuk kishte Allison në Shqipëri ai. Ku e din ti, pse të djeg ty. Çfarë ke. Po nuk e mbulon dot. Dëgjo. E kupton apo jo. Orgjitë e McGonigal janë reale”, tha Berisha./Opinion.al