Vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë e ka komentuar edhe Sali Berisha, i cili nga ballkoni i banesës së tij e konsideroi takimin me emigrantët një spektakël.
Kreu i demokratëve e cilësoi një show vizitën e Ramës në Athinë, për të cilën u shpenzuan miliona euro vetëm për të shmangur vëmendjen nga skandalet dhe protestat përpara Bashkisë së Tiranës.
“U bënë shpenzime kolosale, u kontraktuan çartera dhe u shpërndanë 200-300 litra naftë për person. U shpenzuan pothuajse 1 mln euro për shown e Edi Ramës me të cilin kërkonte që të mbulonte superskandalet, vjedhjet e veta, të Erion Veliajt dhe suitës së tij. Por çfarë ndodhi?
Çdo shqiptar duhet të ndihet krenar me emigracionin tonë në Greqi, se nuk doli një vajzë nëne, nuk doli një bir nëne, se nuk doli një shqiptar, se nuk doli një shqiptare, një grek apo grek mik i tyre, të përshëndet Edi Ramën, por mbeti me përshëndetjen e Elisës së tij, Spiropali”, tha Berisha.