Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kundërshtitë e opozitës për Reformën në Drejtësi nuk ishin për të mbrojtur një grusht njerëzish të Partisë Demokratike, sikundër ka deklaruar kryeministri Rama, por qëndresë për parimet themelore kushtetuese.
Berisha thotë se konsesusi i reformës u imponua nga opozita, ndërsa humbësi shprehet ai, ishte kryeministri Rama.
Rreshtimin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta krah opozitës në këtë proces, Berisha e sheh si një zhvillim që kontribuoi në arritjen e konsensusit, pa mohuar një traditë bashkëpunimi, që Partia Demokratike ka patur me aleatin e saj të vjetër, Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Për herë të parë ish-kryeministri Berisha komenton edhe pozicionimin e disa deputetëve të opozitës pro Reformës pavarësisht vendimit të grupit.
Tv Klan