Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi “Pakon e Madhe” të njoftuar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama në ndihmë të 1 milionë shqiptarëve.
Kryedemokrati e cilësoi këtë paketë një pilulë elektorale me efekt minimal.
“Është thjesht një pilulë elektorale me efekt jashtëzakonisht minimal, krahasuar me çmimet stratosferike me të cilat përballen pensionistët dhe ata që janë me rroga të ulëta. Thjesht të paktën të kishte mëshirën dhe të jepte një rrogë tepër, rrogën e 13 dhe të jepte një pension, pensionin e 13 të cilat kanë ndodhur edhe në periudha pa inflacion. Këtë nuk e bën se vjedhin, se nuk e lë vjedhja. KLSH ka gjetur se në 9 muaj janë vjedhur 122 miliardë lekë. E di çdo të thotë kjo? Me këtë që thotë ky nuk është as 1 e 15 e vjedhjes”, u shpreh Berisha.
Rama bëri të ditur dje se ndihma e qeverisë do të shpërndahet në ditët e para të Janarit.