Aktualitet

Berisha: Nuk pengohemi nga asgjë për të fituar zgjedhjet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:51 - 01/11/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike,Sali Berisha në një prononcim për mediat mbrëmjen e sotme ka komentuar deklaratën e Enkelejd Alibeaj për të dalë më vete në zgjedhjet e 14 majit.

Berisha tha se grupi i Alibejat nuk respektoi statutin e PD-së, ndërsa theksoi se opozitën nuk mund ta pengojë  asgjë për të dalë fituese në zgjedhjet e 14 majit.

Po ashtu, Berisha bëri dhe një paralajmërim për të gjithë ata që tentojnë të prekin flamurin e PD-së.

“Statuti i 11 dhjetorit është Kushtetuta e pathyeshme e PD-së së Rithemeluar. Statuti është jashtë çdo lloj kompetence për tu shkelmuar. Ai është dokumenti bazë i PD-së në momentet kur ajo ndodhej përballë alternativës ‘të ishte apo jo’. Është themeli i saj, mbi të cilën është ngritur kjo forcë politike sot, më e fuqishme se kurrë dhe më e fuqishme se çdo forcë politike. Është ky statut që përbën themelet e fitores në zgjedhjet e 14 majit, por para saj leksionet historike që do të marrë çeta e vjedhësve, hajdutëve të Edi Ramës nga qytetarët shqiptarë. Sot unë kam një takim me kryetarët e degëve të PD-së së Tiranës, për të dhënë udhëzimet dhe për të bërë diskutimet për përgatitjet për protestën e jashtëzakonshme. Ju nuk mund ta imagjinoni se sa zien sot në të 4-anët e vendit urrejtja ndaj Edi Ramës dhe bandës së tij. Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Zotërinjtë, një grup deputetësh, u ftuan, ose erdhën, pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për çdo post në këto bashki, të paraqisnin kandidatura, ose në përputhje me statutin të krijonin, po të duan fraksionin. Por ata, sa janë nuk e di, por ata nuk duan as statutin as primaret dhe as fraksionin. Të sigurtë të jeni se ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq. Kjo do të thotë që do e shikoni në ditët e ardhshme. Nuk i preket flamuri Partisë Demokratike”, tha Berisha./Opinion.al

Pas