Nuk kam marrë asnjë fletë thirrje nga SPAK për 21 janarin. Këtë përgjigje u dha ish-kryeministri Sali Berisha gazetarëve kur u pyet pas mbledhjes së grupit parlamentar, por u shpreh i gatshëm për hetime. Sipas tij hetimet për 21 janarin janë penguar nga Rama.
“Personalisht nuk kam marrë asnjë fletëthirrje, për faktin e thjeshtë se Alfred Greca, ua jep gazetarëve para se të ma çojë mua. Nuk kam asnjë problem. Unë jam njeriu që ka kërkuar më shuëm se kushdo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike. Unë kam kërkuar hetim, prokuror ndërkombëtar. Nga 2013 që prokurorinë e ka në dorë Edi Rama, hetimin e ka penguar ai. Vetëm Edi Rama e ka penguar hetimin. Sali Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtar, ka kërkuar hetim, ka deklaratat e SHBA, kur Steinberg erdhi këtu, kërkuan hetimin nga polici tek organizatori. Organizatorin e kanë me dokumente se kush është. Unë shkoj në çdo thirrje. Jam i hapur të hetohet kjo ngjarje”, u shpreh Berisha.














