Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Njohëm me prova e fakte asamblenë e OSBE dhe EPP për farsën e 11 majit

2025/07/03 at 2:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën

Në konferencën për mediat në selinë blu, kreu i PD, Sali Berisha tha se prezantoi para Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe grupit parlamentar të EPP-së prova për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit.

Gjatë fjalës së tij kryedemokrati akuzoi qeverinë për përdorim masiv të burimeve shtetërore dhe financiare për blerjen e votës dhe deformimin e procesit.

Kreu i PD theksoi se Shqipëria po shndërrohet në një “narkoshtet” që manipulon vullnetin qytetar.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Isha në Porto të Portugalisë, ku zhvilloi punimet sesioni i Asamblesë parlamentar të OSBE. Siç e dini, asambleja parlamentare e OSBE dhe institucionet e OSBE, ndër të cilat ODIHR, janë dhe institucionet e besimit të plotë të vendeve anëtare të OSBE-së, përsa u përket zgjedhjeve, karakterit, të zhvillimit të tyre, zgjedhjeve të drejta apo të padrejta, të barabarta apo të pabarabarta.

Unë shfrytëzoj rastin të falënderoj shumë përzemërsisht presidenten e grupit parlamentar të EPP-së zonjën Gundrun Kugler, për mundësinë që më krijoi të bëj një ekspoze të qartë, të plotë, të faktuar të farsës elektorale që u zhvilluar në Shqipëri në datën 11 maj 2025. Interesi i kryetares së grupit parlamentar të EPP-së, të asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe anëtarëve deputetë të këtij grupi ishte shumë i madh.

Në ekspozenë tonë, ne paraqitëm me fakte dhe dokumente se çfarë ishte procesi në Shqipërinë e Ramaduros, e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Pa krahasuar me asnjë proces tjetër në Europë, informuam për angazhimin total të narkoshtetit, të të gjitha potencialeve të tij njerëzore, financiare, fuqia ekzekutive, për kontrollin e votës së qytetarëve shqiptarë dhe blerjen e saj. Për përdorimin e gjysëm miliardi euro, për prokurorime publikë në kundështim flagrant me ligjin. Për organizimin në kundërshtim me ligjin të 4500 evente kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfunduar me Giro d’Italia ditët e fundit dhe ditën e zgjedhjeve për të ndikuar tek zgjedhësit.

Tek përdorimi i armatës së punonjësve të paguar nga taksa paguesit shqiptarë për tu shërbyer atyre dhe jo për tu angazhuar si policë elektoralë në procesin zgjedhor. Firmosjen e mijëra e mijërave leje legalizimi, leje ndërtimi dhe certifikatave të pronësisë, për vota.

Dorëzimin e të gjitha të dhënave sekrete, personale të qytetarëve grupeve të patronazhistëve për ti kërcënuar dhe mikluar ata. Si dhe vendimin për mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis në mbarë vendin për votë, ndërkohë ligji lejon gjithsej 200 hektarë.

Në takimet dhe ekspozetë tona ne informuam ata me të gjithë dukuritë e konstatuara nga vëzhgimi i kamerave ditën e votimit, nga rinumërimi i fletëve të votimit. I informuam për përdorimin më të gjerë të mekanizmit ‘treni Bullgar’. I informuam për shtetëzimin e votës së diasporës dhe procesit të votimit të diasporës.

Me fakte, dokumente me të dhëna.

Mendoj se audienca me lajmet, me dokumentet, provat që dërguam mori informacionin më të vërtetë dhe më të duhur për farsën elektorale të 11 majit.

Ju sugjerojmë

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
Kryesore

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

9 Nëntor, 2025 9:35 pm
Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
Kryesore

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

9 Nëntor, 2025 9:19 pm
Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Para
Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në bashkinë Vlorë

Rama kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve në bashkinë Vlorë

“E kthyen Zegjinenë”/ Berisha: Për narkoregjimin, mandatet janë letra pa vlerë..

“E kthyen Zegjinenë”/ Berisha: Për narkoregjimin, mandatet janë letra pa vlerë..

Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës

Për herë të fundit në Kuvend,Dashnor Sula:Krenar që s’po dal si hipokrit dhe lëpirës

TE FUNDIT

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
9 Nëntor, 2025

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë ditën e hënë çdo komision parlamentar, ndërsa është njoftuar mbledhje e grupit në orën...

Lexo më shumë

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
9 Nëntor, 2025

Kanë dalë tashmë rezultatet e para të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, në raundin e dytë të  tzre. Sipaas...

Lexo më shumë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com