Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha nga Athina: Marrëveshja e detit me Greqinë do të finalizohet me PD-në në pushtet 

2025/02/23 at 7:36 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha nga Athina: Marrëveshja e detit me Greqinë do të finalizohet me PD-në në pushtet 

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar takim me emigrantët shqiptarë në Athinë këtë pasdite. Gjatë fjalës së tij, kreu i demokratëve është shprehur se nëse PD-ja do të vijë në pushtet, marrëveshja e detit me Greqinë do të finalizohet. Ai u shpreh se nëse kishte marrëveshje që fitonin të dy palët, ishte ajo që bënë ata për detin. 

Sali Berisha: Mirënjohja ime për ju dhe e çdo shqiptari është e pakufishme sepse ju erdhët këtu dhe një pjesë të mirë të fitimeve tuaja ju i kaluat tek familjet tuaja në Shqipëri. Ju u bëtë pjesë e rëndësishme e investimeve dhe ndërtimit të Shqipërisë. Partia Demokratike u themelua në vitet ’90, por ju nuk duhet të harroni se mbështetësi i parë i opozitës shqiptare, mbështetësi i parë i pluralizmit politik në Shqipëri nga arena ndërkombëtare ka qenë Kostandin Mitsotaqis, i cili do të ishte kryeministri i parë që do të takonte lidershipin disa javor të PD-së. 

Kostandin Mitsotaqis ishte Kryeministri i parë në Europë dhe botë që do të priste në Selanik, Ibrahim Rugovën. Panorama e marrëdhënieve tona është padiskutim panorama e dy kombeve mike, e dy vendeve mike. PD në këtë rast dua të theksoj, se marrëdhëniet mes dy fqinjëve nuk janë asnjëherë linare, njohin uljet dhe zbritjet, por në çdo kohë në pushtet, PD me qeverinë e këtij vendi ka njohur një dialog konstruktiv dhe një vullnet për të dialoguar pa asnjë tabu për çdo çështje. 

Ky vullnet bëri që në Mars 1996 të firmosnim me Presidentin e Greqisë, Stefanopullos traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit. Traktat që u jepte përgjigjen ligjore më të mirë, të gjitha marrëdhënieve mes dy vendeve, probleme që duheshin zgjidhur dhe të ardhmes së shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve. PD po në këtë frymë, rikthyer në pushtet firmosi me autoritetet e këtij vendi, marrëveshjen e detit. Unë ju them këtu vëllezër dhe motra, ajo është marrëveshja më e mirë që ka firmosur Shqipëria ndonjëherë me fqinjët e saj. 

Natyrisht do të ishte absurde që të firmosej një marrëveshje që Greqia të humbiste dhe Shqipëria të humbiste. Ja pra që ka një marrëveshje kur fitojnë të dy palët dhe nëse kishte marrëveshje që fitonin të dy palët ishte marrëveshja që bëmë ne për zonat ekonomike dhe detin. Këtë marrëveshje e përmbysi Edi Rama. Jo vetëm e përmbysi marrëveshjen, por kur gjykata e hodhi poshtë, qeveritë greke për hir të së vërtetës e qendrës së djathtë dhe të majtë respektivisht, ramë dakord që të shkonim në Hagë, sepse në Kushtetutë ligji ndërkombëtar mbizotëron dhe të merrnim sanksionim në Gjykatën e Hagës. 

Çfarë bëri? Jo tha. Do të bëjmë një marrëveshje më të mirë. U tregua një sharlatan, negocioi tre vite dhe në fund i thotë ministrit të Jashtëm se, nuk e firmosim dot, se kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ju garantoj ju se ajo marrëveshje me PD-në në pushtet do të finalizohet dhe marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë do të jenë shumë të mira. 

Ju sugjerojmë

Lëvizte me armë zjarri dhe kokainë në automjet,policia arreston 38-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri dhe kokainë në automjet,policia arreston 38-vjeçari në Tiranë

14 Qershor, 2025 10:31 am
Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael gjatë natës
Bota

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael gjatë natës

14 Qershor, 2025 10:23 am
Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”
Te Fundit

Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”

14 Qershor, 2025 10:15 am
Përplasja me Wagner, Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm për shqiptarët në Rusi
Aktualitet

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, MEPJ: Nuk ka shqiptarë të lënduar!

14 Qershor, 2025 10:07 am
Hill: SHBA nuk do të ndërhyjë më!Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
Rajoni

Hill: SHBA nuk do të ndërhyjë më!Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

14 Qershor, 2025 9:56 am
Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet, ekspertët shohin fundin e krizës
Bota

Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet, ekspertët shohin fundin e krizës

14 Qershor, 2025 9:44 am
Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit
Aktualitet

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

14 Qershor, 2025 9:29 am
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

14 Qershor, 2025 9:12 am
Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor
Aktualitet

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor

14 Qershor, 2025 9:02 am
Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?
Bota

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?

14 Qershor, 2025 8:47 am
Para
Berisha premtim emigrantëve në Athinë: Kushdo nga ju që kthehet, do të ketë një periudhë 5-vjeçare pa asnjë taksë 

Berisha premtim emigrantëve në Athinë: Kushdo nga ju që kthehet, do të ketë një periudhë 5-vjeçare pa asnjë taksë 

Studimi: 57% e ukrainasve mbështesin Presidentin Zelensky 

Studimi: 57% e ukrainasve mbështesin Presidentin Zelensky 

“U ndava njëherë, të ndahem edhe me tjetrën?” 35-vjeçari s’largohet nga shtëpia e babait 

“U ndava njëherë, të ndahem edhe me tjetrën?” 35-vjeçari s’largohet nga shtëpia e babait 

TE FUNDIT

Lëvizte me armë zjarri dhe kokainë në automjet,policia arreston 38-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me armë zjarri dhe kokainë në automjet,policia arreston 38-vjeçari në Tiranë
14 Qershor, 2025

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi është kapur në flagrancë duke lëvizur në automjet në zonën e...

Lexo më shumë

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael gjatë natës

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael gjatë natës
14 Qershor, 2025

Teherani e ka kryer një valë të re sulmesh raketore në Tel Aviv dhe qytete të tjera të Izraelit gjatë...

Lexo më shumë

Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”

Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”
14 Qershor, 2025

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Qershor 2025   “Sunday Pictorial” ka botuar, të dielën e 7 janarit 1940, në...

Lexo më shumë

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, MEPJ: Nuk ka shqiptarë të lënduar!

Përplasja me Wagner, Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm për shqiptarët në Rusi
14 Qershor, 2025

Prej dy ditësh, tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë përshkallëzuar. Lidhur me situatën atje, ka ardhur një reagim nga Ministria...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com