Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

2025/07/19 at 9:26 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në një takim deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Alessandro Battilocchio, Kryetar i Komisionit hetimor të Parlamentit Italian për sigurinë e qyteteve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha thotë se Battilocchio është një mik i vyer i Partisë Demokratike i cili ka ndjekur në një mënyrë tejet aktive zhvillimet e Shqipërisë dhe demokracisë shqiptare.

“E falenderova Deputetin Battilocchio për mbështetjen e ofruar nga Forza Italia gjatë zgjedhjeve të fundit duke e siguruar atë se Partia Demokratike nuk do të rreshtë së luftuari farsën zgjedhore të 11 majit”, shkruan Berisha.

Më tej, ai tha se Shqipëria është kthyer nën drejtimin e Edi Ramës në të parin dhe të vetmin narko-shtet në Europë.

“Shqipëria është kthyer nën drejtimin e Edi Ramës në të parin dhe të vetmin narko-shtet në Europë duke u kthyer në një rrezik real për BE-në dhe në veçanti për vendet fqinje si Italia. Një narko-shtet i cili është ndërtuar mbi vjedhjen sistematike të zgjedhjeve siç ishte dhe rasti i fundit ku partia-shtet organizoi mbi 4.500 aktivitete zgjedhore brenda dhe jashtë shtetit.

Mijëra aktivitete keto të mundësuara nga abuzimi me burimet publike, njësoj si me tenderat elektorale të cilën kapin vlerën e gjysëm miliardi eurosh. Cfarë të thuash për 29.000 ha e parcelave kanabis në vend të 200 që parashikonte ligji?

Rasti i kartelit të Troplinëve, është shembulli më domethënës i këtij kriminalizimi dhe sesi pavarësisht hetimeve Italiane, shteti shqiptar për arsye të pastra elektorale e kriminale, bëhet palë me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Një sistem tjetërsimi kriminal i votës së lirë i cili mbështetet nga një administratë e marrë peng nga patronazhistë të shtrirë në çdo hallkë të institucioneve publike dhe që i kërkon çdo nëpunësi civil minimalisht 10 vota familjarësh.

Ky presion synonte në veçanti diasporën siç u provua nga faktet e shumta që Partia Demokratika ka publikuar nga farsa e votës në Greqi e Itali në veçanti.

E garantova Deputetin Battilocchio se Partia Demokratike do ta vijojë luftën e saj në çbërjen e farsës së 11 majit duke denoncuar me fakte dhe raporte të pakontestueshme çdo krim zgjedhor, të çdo niveli dhe të çdo individi të përfshirë në to”, shprehet Berisha.

Në takim morrën pjesë gjithashtu dhe Dott. Amadeo Folgone, këshilltar pranë Komisionit hetimor parlamentar italian për sigurinë e qyteteve, Deputeti i qarkut Lezhë nenkryetar i parlamentit Agron Gjekmarkaj, Akil Kraja drejtori i kabinetetit te kryetarit te PD si dhe kryetari i Partisë Demokratike në Itali, Bardhok Doda.

Ju sugjerojmë

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Aktualitet

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

24 Nëntor, 2025 6:48 pm
Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

24 Nëntor, 2025 5:27 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

24 Nëntor, 2025 3:32 pm
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

24 Nëntor, 2025 1:46 pm
Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
Aktualitet

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë

24 Nëntor, 2025 1:38 pm
Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra
Aktualitet

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra

24 Nëntor, 2025 1:22 pm
Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen
Aktualitet

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen

24 Nëntor, 2025 1:13 pm
NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti
Life Style

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti

24 Nëntor, 2025 12:16 pm
Artan Hoxha reagon në “Opinion”: Nuk kam kryer asnjë krim
Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia

24 Nëntor, 2025 12:04 pm
Para
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

TE FUNDIT

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
24 Nëntor, 2025

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti që nga...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
24 Nëntor, 2025

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump zhvilloi një telefonatë me homologun kinez Xi Jinping, ku diskutuan për t'i...

Lexo më shumë

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
24 Nëntor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u shpreh se diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur,...

Lexo më shumë

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
24 Nëntor, 2025

Ushtarët ukrainas kanë reaguar ndaj projekt-propozimeve të paqes të SHBA-së me një përzierje sfide, zemërimi dhe dorëzimi. BBC foli me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com