Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi pasditen e së enjtes një takim me 7 kandidatët e regjistruar që do të garojnë në primaret për bashkinë e Tiranës.
Berisha ka biseduar me kandidatët për rëndësinë e primareve si dhe për organizimin e fushatës, që sipas kreut të selisë blu do t’i çojë demokratët në fitore.
Mes të tjerash, një prej këshillave të Berishës për kandidatët ishte fokusimi në bashkimin e anëtarësisë në ato degë ku raportohen ende debate mes dy palëve.