Aktualitet

Rama flet për Palokën dhe Leskajn: Për pak u deha dhe unë nga aroma e alkoolit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:31 - 10/11/22 |
el ida

Pas mbledhjes me kryesinë e partisë, kryeministri Rama ka folur  për mediat, ku është pyetur ndër të tjera lidhur me retorikën e ashpër të këtyre ditëve në në kuvend dhe tonet e ashpra me deputetët Edi Paloka e Bujar Leskaj. Rama tha sërish se dy deputetët ishin të dehur, ndërsa pohoi: “Për pak u deha dhe unë nga aroma e alkoolit që kishin pirë dhe besoj se vetëm të dehurit mund të flasin me atë gjuhë dhe as mund t’ua them çfarë gjuhe ishte, në mes të parlamentit”.

I pyetur nëse e konsideron etik fjalorin e përdorur nga ai vetë, Rama tha se këtë le ta gjykojnë gazetarët, ndërsa ju kthye sërish financimeve ruse .

“Ata janë bedelë në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Hapni fjalorin dhe lexoni çfarë do të thotë bedel. Sot është dita për t’i dhënë përgjigje një pyetje: Pse paratë ruse u derdhën në Shqipëri tek një parti politike për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi? Patjetër tek një parti e opozitës, patjetër tek një parti që ishte në opozitë me qeverinë, por ishte qeveria e këtij vendi”, tha Rama ndërsa shtoi se lidhjet me këto financime nuk janë ndërprerë./Opinion.al

 

Pas