Kryetari i PD Sali Berisha në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit ka komentuar listën me 46 anëtarë, nga e cila do të votohen 20 emra për kryesinë e PD.
“Janë propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, por edhe kandidatura të reja. Anëtarët e Këshillit Kombëtar do të kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternative Kryesinë e PD. Ju do mund të shihni në ekran cdo votë për cdo kandidat të votuar në listë”, tha Berisha për mediat.
Ai ka komentuar edhe praninë e deputetes Ina Zhupa në këtë listë, ndërsa tha se ka luajtur një rol thelbësor në parlament.
“Në këtë listë është Ina Zhupa e cila siç keni konstatuar ju, ka luajtur një rol thelbësor në Parlament, dhe u bashkua me Kuvendin e fundit, ka ngritur çështje të rëndësishme. Deputetët e PD janë të gjithë anëtarë të Këshillit pavarësisht qëndrimeve, përveç katër pesë prej tyre s’kanë qenë anëtarë kryesie as në të mëparshmet, kështu kryesia ka gjithsej 20, pra s’ka asnjëlloj përfshirje të gjerë që ju mund të mendoni. Por janë të gjithë anëtarë të Këshillit Kombëtar”, tha Berisha./Opinion.al