Për ish-kryeministrin Sali Berisha, Safet Bajri është vetëdorëzuar me marrëveshje dhe nuk është një arrestim i mirëfilltë.
I pyetur nga gazetarët nëse e përshëndet arrestimin e Bajrit nga SPAK, kreu i PD deklaroi se nuk përshëndet marrëveshje të tilla.
Ai u shpreh se këtë lloj arrestimi me marrëveshje e ka ligj vetëm mafia.
“Safet Bajri u dorëzua, iu dorëzua mirë e bukur është krejtësisht një marrëveshje. Po ta kishin kapur, arrestuar….ai shkoi vetë u dorëzua. Ata nuk dorëzohen kurrë pa marrëveshje. Mafia e ka ligj atë, nuk mund të përshëndes marrëveshje unë”, tha Berisha.