“Koço Kokëdhima është koka mafioze numër një e Shqipërisë, që bllokon dhe dhunon Kushtetutën”.
Me këtë akuzë, ish-Kryeministri Sali Berisha e cilëson deputetin Koço Kokëdhima si njeriun që bashkë me Kryeministrin Rama po shkelin me këmbë Shqipërinë duke vjedhur entet publike.
Sipas Berishës, Kokëdhima veç të tjerash ka marrë peng edhe Partinë Socialiste.
“Partisë socialiste i ka mbetur vetëm emri. Gramoz Ruçi ka harruar se është Sekretar i Përgjithshëm. Koço Kokëdhma i mori kongresin. Kongresi i PS duhej bërë prej 5 muajsh. Në media del vetëm një njeri, Koçoja, që i kanë lënë në dorë gjithë jugun. Edi Rama gjithçka e ka me Koçon, vëllaun siamez”, thote Berisha.