Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha i përvishet keq gazetares nga Kosova: Ndrikull e Sorosit

2017/02/21 at 3:18 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha i përvishet keq gazetares nga Kosova: Ndrikull e Sorosit

Deklaratat e gazetares Arbana Xharra e kanë acaruar keq ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai në fakt është përballur shpesh me shkrime apo deklarata në media, por duket se ato që gjë ka shkruar kryeredaktorja e “Zërit” në Prishtinë,  janë të rënda për Berishën.


Berisha ka marrë shkas nga një shkrim në “Zëri”, ku Xharra shkruan se “Me gjithe kritikat për Edi Ramen, mendoj se Sali Berisha i ka bërë shumë dëme Shqipërisë. Në kohen e tij ka lulezuar kanabisi, ka lidhur marreveshje me vendete arabe, ka demtuar Kosoven ne sistemin e energjise me zvarritjen e ndertimit te interkoneksionit 400 kV”…etj. Sali Berisha eshte ne gjendje te permbysi vendin per te ardhur ne pushtet”.

Berisha e quan gazetaren ndrikull të Sorosit dhe gazetën ku punon të ngjashme me Zërin e Popullit. Ai thotë se nuk e ka problem se gazetarja preferon Ramën, por ka shqetësim faktin se ajo ka shpifur.

Reagimi i Berishës në facebook

“Trilluese ordinere që flet per Shqiperine si zedhenese e mafies së Sorosit, pavaresisht se deshmon nje injorance ekzemplare apo flet si per ndonje ishull te larget te Oqeanise.

Le t’i marrim me rradhe.

Ajo shkruan se “ka demtuar Kosoven ne sistemin e energjise me zvarritjen e ndertimit te interkoneksionit 400 kV..etj”. Lidhur me kete pretendim mjeran, sqaroj lexuesit se une kam bere gjithçka per ndertimin e autostrades energjitike midis Shqiperise dhe se gjate qeverise se PD eshte hedhur ideja, eshte gjetur financimi, eshte bere studimi, eshte bere projekti dhe eshte shpallur tenderi madje dhe fituesi.

Por mbi bazen e ankimeve dhe te dhenave operative per korrupsion, eshte anulluar pasi fituesi ishte shpallur me nje oferte 9 milione euro me te shtrenjte se sa kompania tjeter qe plotesonte kushtet por qe ishte perjashtuar ne menyre korruptive, siç faktohej edhe nga dokumenta operative. Pas kesaj eshte shpallur per se dyti tenderi dhe eshte shpallur fituesi me vlere 9 milione euro kursim per takspaguesit shqiptar. Fituesi i shpallur eshte pranuar me unanimitet. Pa dyshim qe perseritja e tenderit mori disa muaj kohe. Por une kurre nuk do pranoja korrupsionin patriotik pasi e konsideroj toksine per patriotizmin. Ne te vertet, bazuar ne financimin, projektin, tenderin e qeverise se meparshme, linja ka perfunduar te pakten qe para nje viti por e ka bllokuar Aleksandri si deshmi e miqesise me Edi Ramen duke shkelur edhe rregullin nderkombetar.

Aleksander Vucic kerkon as me shume dhe as me pak se sa copeza te sovranitetit te Kosoves per te lejuar levizjen e lire te energjise! Shtoj ketu se zonja apo zonjusha Xharra, qe nxjerr Berishen si demtues te Kosoves per vonesen e linjes se Interkonjeksionit dhe jo Vuçiçin, e zbulon keq vehten. Mundet qe te mos jene lidhjet e saj me bossin Vuçiç, te cilin e merr ne mbrojtje duke gjetur pergjegjesine tek une shkak i akuzave te saj.Une ne te vertet, personalisht me shume besoj se ajo duket se ka qene e blere nga kompania qe donte te gjobiste takspaguesit tane me 9 milione euro.

Lidhur me pretendimin e saj se ” ka lidhur marreveshje me vendet arabe”, dua t’i them zj/znj Xharra se nje fjale latine thote: Ignjorantia non est argumentum/Padija nuk eshte argument!

Cdo marrveshje e lidhur me cdo vend eshte bere ne perputhje me kushtetuten e vendit dhe ligjin nderkombetar.Perndryshe Shqiperia gjate qeverise se PD u be anetare e NATO-s.

Se fundi, lidhur me pretendimin e saj se “ne kohen e tij ka lulzuar kanabisi”, me duhet te them thjeshte se zj/znj Xharra eshte viktime e nje trillimi te Edi Rames, te cilin per hir te se vertetes tani Rama nuk e perserit. Kjo jo se nuk do, por se me rritjen, sipas matjeve, me 1250 here te siperfaqes se mbjelle me kanabis ne Shqiperi ne vitin 2016, me shpalljen e vendit si Kolumbi e Europes, si prodhues kryesor i kanabisit ne Europe etj etj, ai ka frike se perveç ndrikull Arbanes, zedheneses se mafies sorosiane ne Kosove, ate nuk e beson me njeri. Po rikujtoj ketu vetem dy fakte.

Per shkak te nderprejes se trafiqeve kriminale, pra te droges dhe te tjera gjate qeverisjes se meparshme, Italia hoqi kontrollin e kufirit detar me Shqiperine. Me kete nuk them se nuk mbillej kanabis, por mbillej ne sasi te tilla sa qe trafiku i saj ra ne menyren me dramatike.

Kurse sot, per shkak te “luftes se madhe” qe i ka bere Rama kanabisit dhe “vyshkjes”se kesaj bime, gjate qeverise Rama vetem ne tre dite te javes qe kaloi, ne brigjet italiane ne tre ngarkesa u sekuestruan 19.5 ton kanabis dhurate e Edi Rames nga Kolumbia e Europes”.

Statuset e Arbana Xharës në facebook për Berishën

arbana 1arbana 2arbana 3

 



Ju sugjerojmë

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Para
Video/ Rikthehen protestat për Velieren: Në kantier punohet, edhe pse i pezulloi gjykata

Video/ Rikthehen protestat për Velieren: Në kantier punohet, edhe pse i pezulloi gjykata

Nga Ina Rama e deri tek Jozefina Topalli, a diskriminohen gratë në politikën shqiptare?

Vetingu, 6 kandidatë nuk plotësojnë kriteret, mes tyre Ina Rama

Foto/ Futbollisti gjerman rikthehet në krahët e ish-Miss Turqisë, çifti kapen “mat”

Foto/ Futbollisti gjerman rikthehet në krahët e ish-Miss Turqisë, çifti kapen “mat”
















TE FUNDIT

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
16 Korrik, 2026

Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që krijon të drejtën ligjore për vdekje të asistuar për të rriturit me sëmundje të...

Lexo më shumë

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
16 Korrik, 2026

Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e...

Lexo më shumë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}