Sali Berisha vazhdon denoncimet në facebook për drejtues të administratës të përfshirë në fushatë. Sot ai ka publikuar fotot e drejtorit të OSHEE-së në Mat, i cili është angazhuar në fushatën e Partisë Socialiste.
Por ky mesazh i Berishës më shumë se për publikun duket se shkon për eprorin e tij. Haki Mustafa është drejtor i përgjithshëm i OSHEE i emëruar në këtë pozicion nga PD-ja si “drejtor teknik” për të kujdesur mbarëvajtjen e fushatës.
Nuk dimë nëse Mustafa do të marrë masa për drejtorin e Matit, pas denoncimit të Berishës, mbetet për tu parë…