TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka marrë fjalën në foltoren e parlamentit direkt pas ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj. “Këtu duhet të vendoset një rregull: “Gjobë për këdo që gënjen në këtë foltore”, u shpreh Berisha. Deputetët shpërthyen në të qeshura. Në fakt as vetë Berisha nuk e mbajti të qeshurën pas asaj që tha. Më tej shtoi: “Kush gënjen të mos flasë më në parlament për 3 vjet…”