Qindra fshatra janë të mbushura me parcela me kanabis. Kështu deklaroi Sali Berisha në emisionin Opinion këtë të enjte.
Ai shkon edhe më tej teksa, akuzon Shërbimin Informativ Shqiptar se i ka dërguar raporte të ndryshme kryeministrit dhe Presidentit.
“Droga këtë vit ka një përhapje të jashtëzakonshme. SHISH raportin që i dërgon kryeministrit ia fsheh presidentit. Duke qenë se iu dogji herën e parë, që ia çoi presidentit se 130 oficerë të lartë merren me trafik… Shërbimi këtë herë e bërë të saktë raportin, por i ka çuar tjetër raport kryeministrit dhe tjetër raport presidentit”, tha Berisha.
Sipas tij informacionin e ka marrë nga “Oficeri dixhital” dhe ai ka për detyrë ta bëjë publik.
“Janë me qindra fshatra nga Konispoli deri në Alpe me parcela kanabis”, theksoi Berisha. /Opinion.al