Aktualitet

Bëri sherr me familjarët, kapet 25-vjeçari i dënuar me burg nga gjykata e Vlorës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:39 - 20/07/22 |
Opi Nion

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 25-vjeçar i cili rezultonte të ishte shpallur në kërkim.

Mësohet se është bërë ndalimi i shtetasit Kejdis Lekaj, 25 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Policia informon se në ngarkim të 25-vjeçarit u referuan edhe materialet shtesë, sepse mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti me familjarët e tij, dyshohet se ka qëlluar ne ajër me pistoletë sportive (zhurmuese).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas