Policia e Beratit ka ndaluar papritmas teksa udhëtonte në autobuz një shtetas 52 vjeçar.
Thimio Çobo deklaroi se policia e zbriti nga autobuzi pa asnjë arsye.
Sipas Çobos, policia ishte keqkuptuar dhe pas sqarimit e kishin lënë të lirë duke i kërkuar falje.
Deputeti i PD për Beratin, Genc Pollo, ka reaguar për ngjarjen e ndodhur duke thënë se policia po shkel të drejtat e njeriut.
“Arrestimi i Çobos u bë për të goditur PD-në sepse është anëtar i PD në Berat”, thotë Pollo.