Vijojnë kërkimet në banesën e shkrumbuar nga flakët në qytetin e Beratit. Pas Jovan Vangjelit, zjarrfikësit kanë mundur të gjejnë edhe trupin e djalit të tij i shkrumbuar të 36-vjeçarit, Mateo Vangjeli, në shtëpinë e djegur në lagjen “Muzakaj” të Beratit.
Ndërkohë sipas deklaratave të familjarëve dyshohet se në banesën e djegur është edhe një tjetër trup, ai i shokut të Mateos.
Katër banesa u përfshinë nga flakët gjatë natës në qytetin e Beratit. Policia njoftoi se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit Jovan Vangjelit, dhe më pas është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H në lagjen Muzakaj./Opinion.al