Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beqaj jep me koncesion laboratoret e analizave, Vasili: Çfarë po bëni? Ky model nuk ekziston gjëkundi

2016/12/06 at 1:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Beqaj jep me koncesion laboratoret e analizave, Vasili: Çfarë po bëni? Ky model nuk ekziston gjëkundi

Kompania e cila do të marrë me koncesion shërbimin laboratorik publik në 18 spitale të vendit, do të ketë në dorëzim edhe trupën e profesionistëve. Këtë fakt e konfirmoi dje në Kuvend ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.


I thirrur në një seancë dëgjimore për t’u ballafaquar me shqetësimet e ngritura nga grupet e interesit, por edhe për të hedhur dritë mbi këtë nismë, për të cilën pikëpyetjet që shtrohen janë të shumta, ministri pranoi se duke nisur prej 1 janarit, shërbimi laboratorik në 18 spitale të vendit do të jepet me koncesion dhe se operatorit, krahas pajisjeve, do t’i besohen edhe burimet njerëzore.

“Ne i kemi kërkuar IFC-së që të studiojë mundësinë për të administruar përmes partneritetit publik-privat shërbimet laboratorike të 5 spitaleve universitare të Tiranës, të 11 spitaleve rajonale, si edhe të spitalit të Lushnjës dhe atij të Sarandës.

Në këto 18 spitale janë rreth 420 veta që janë të punësuar për të ofruar këtë shërbim, nga të cilët 80 veta janë mjekë dhe kimistë. Këta të fundit do të vazhdojnë të jenë të punësuar pranë spitaleve publike, ndërsa personi tjetër do të jetë i punësuar pranë atij operatori që mund të dalë fitues nga tenderi”, tha Beqaj.

Nisma e Ministrisë së Shëndetësisë për të dhënë me koncesion shërbimin laboratorik publik nuk është mirëpritur, jo vetëm nga grupet e interesit dhe opozita, por është parë me rezerva edhe brenda vetë maxhorancës.

Deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti, tha se mungojnë informacionet mbi efektet pozitive dhe negative që pritet të sjellë ky privatizim. Mosbërja publike e studimit të fizibilitetit, të cilësuar si një dokument konfidencial nga ministri Beqaj, solli reagimin e kryetares së Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, dhe deputetit të LSI-së, Petrit Vasili.

Sipas Vasilit, mbajtja fshehur e studimit lë vend për dyshime. Për deputetin e LSI-së, ky model koncesionimi që kërkohet të aplikohet nuk ekziston në asnjë prej vendeve të BE-së.

“Shërbimi i laboratorëve nuk është as shërbim ristruacioni, as larjesh çarçafësh, është pjesë e shërbimit integral mjekësor. Ju mund të kundërshtoni sa të doni, por një shërbim i tillë i mbuluar tërësisht nga një PPP, është një model që nuk ekziston, të paktën në vendet e BE-së”, tha Vasili.

Shoqata e Teknikëve të Mjekësisë Laboratorike u shprehën të painformuar mbi nismën. Ata kërkuan që nga ky proces të mos preken burimet njerëzore.

Vetëm për vitin 2017, ky koncesion do t’u kushtojë taksapaguesve 8 milionë dollarë.



Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Vrava veten!

Vrava veten!

Ndarja e Jolie-Pitt/ Brad do i shohë fëmijët nën prezencën e psikologëve

Brad Pitt dhe Angelina Joli arrijnë marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve

E fundit/ Gjykata e Tiranës le në arrest shtëpie Elvis Rroshin

Foto-lajm/ Rishfaqet Elvis Rroshi, i “futet” detit me makinë
















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com