Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në Tiranë në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.
Sipas policisë B. C, 36 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një dyqan rrobash dhe ambientin e jashtëm të një bar-kafeje dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit B. C, 36 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Dervishi”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e tij dhe ka dëmtuar një dyqan rrobash dhe ambientin e jashtëm të një bar-kafeje dhe më pas është larguar nga vëndngjarja”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes./Opinion.al