Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Bën mirë të ketë frikë”, Salianji: Rama mjafton të mallkojë SPAK dhe dhjetëra punonjës rrethojnë makinat e funksionarëve! 

2025/02/25 at 1:40 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Njëra prej gjyqtareve është kunata e Ballukut”, Salianji: Do keni procese të tjera mamale, jo babale! 

Demokrati Ervin Salianji ka reaguar nga qelia duke u shprehur se Kryeministrin Edi Rama e pret një rrugë e gjatë dhe e mundimshme pas 12 Majit, teksa theksoi “bën mirë të ketë frikë”. 

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji u shpreh se Kryeministrit, sipas tij, i dallohen luhatjet e forta të humorit dhe gjendja e paqendrueshme emocionale. 

Demokrsti thekson se “nervozizmi i thellë ka dalë në sipërfaqe përmes gjuhës pa filtra, duke treguar disa të vërteta që në rastin e Edi Ramës, kthehen në aksione kur njeh pushtetin që ka e strukturat që urdhëron”. 

Ai shtoi se, sipas tij, presioni për votën e lirë dhe për të zbatuar normat bazë të demokracisë, kanë nxjerrë nga binarët Kryeministrin e vendit. 

“Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë. Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus, ku dallohen luhatjet e forta të humorit dhe gjendja e paqendrueshme emocionale. Nervozizmi i thellë ka dalë në sipërfaqe përmes gjuhës pa filtra, duke treguar disa të vërteta që në rastin e Edi Ramës, kthehen në aksione kur njeh pushtetin që ka e strukturat që urdhëron. 

Mjafton të mallkojë ai SPAK-un, dhe dhjetëra punonjës e rrethojnë godinën e makinat e funksionarëve. 

Hedh helm ai ndaj kundërshtarëve dhe drejtësia vepron mbi ta. 

Pra gjithkush e di që retorika e tij, materializohet në akte konkrete. 

Së fundmi, nga dëshpërimi pasi toka i është lëkundur shumë, Kryeministri lëshoi dy tre fjali, për të cilat, në kushte normale do të duhej të mbante përgjegjësi. 

Duke thënë se 11 maji do të jetë “tërmet nga poshtë dhe flakë nga lart”, ai urdhëroi gjithë strukturat që ka në varësi, dhe gjithë segmentet që kontrollon, përfshirë dhe bandat, që të nisin punën për rezultatin që ai dëshiron. 

Pra, Edi Rama lëshoi fermanin për vrasjen e zgjedhjeve. Problemi është se në qytet shumë ndryshime po ndihen. Drejtuesi i fushatës për Opozitën, është Chris LaCivita, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit, Donald Trump. Ai ka bërë disa pohime të forta. Por një nga më kryesoret, mendoj se është që; Do të ketë zgjedhje të lira e të paprekura. 

Ky është një nga qendrimet më të forta kundër Edi Ramës në gjithë këto vite. Dihet mirë se zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të paprekura, janë fundi i tij. 

Dhe për të shmangur këtë fund, ai nxori dekretin e “tërmet nga poshtë, e flakë nga lart”. 

Kemi pra një kryeministër që nxit kapjen e votës, prekjen, deformimin e vullnetit të qytetarëve. Haptazi fare. 

Më e renda, nëse e interpreton drejt dhe pa shumë mund, me një qendrim si ky, Edi Rama po thotë se nëse ai nuk fiton, pra nëse nga kutitë e 11 majit nuk del ajo që ai dëshiron, do të ketë tërmet e flakë, pra do të ketë luftë. 

Më i papërgjegjshëm, dhe më antiligjor, e anti-kushtetues se kaq, nuk ka se si të jetë një Kryeministër. 

Dihet mirë se deviza 12 vjeçare e Ramës ka qënë sundimi mbi frikën, dhe jo qeverisja mbi besimin. Këtë po tenton të bëjë edhe në muajt e fundit. 

Vetëm se tanimë ka një ndryshim. Ai nuk arrin më të ndjellë frikë, por sa më shumë lëshon të tilla logore, aq më shumë dëfton frikën që ka kapluar atë vetë. 

Koraca që e bentë të pushtetshëm, që ndihmonte sundimin e tij ka rënë. Sherifi i ri në qytet, nuk ka ardhur të japë dekorata, e as të mbyllë sytë para një regjimi. 

Njeriu i Trump në Tiranë, është bërë menjëherë përfaqësues i interesit publik, përfaqësues i interesave të vendit. Sepse Shqipëria e ka jetike që të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, e ka jetike sa ujin dhe diellin, sa ajrin. 

Vetëm me votë të paprekur do të shkojnë në vend prapësitë e paudhësitë e panumërta që janë bërë kapicë në 3 mandate. Vetëm vota e lirë dhe e ndershme e ka këtë aftësi korigjuese. 

Kështuqë, ende pa nisur mirë punën, strategu i Trump ka ndidhmuar jo vetëm demokratët, por Shqipërinë. 

Dhe është po aq në interesin e vendit, në interesin madhor të ecjes drejt integrimit dhe shpëtimit nga rënia në humnerë, qendrimi tjetër i tij, që dënon përndjekjen e burgosjen e kundërshtarëve. Një tezë e fortë mesa duket e Shtëpisë së Bardhë, duke qënë se atë çka Chris LaCivita e thanë Rogner, e theksoi Zv-Presidenti Vance në konferencën e Mynihut. 

Presioni për votën e lirë, e për të zbatuar normat bazë të demokracisë, kanë nxjerrë nga binarët Kryeministrin e vendit. Dhe nuk është pak për të. Se Edi Rama ka shumë hesape për të larë, ka shumë llogari për të dhënë. E pret një rrugë e gjatë dhe e mundimshme pas 12 majit. Normal që ka frikë. Bën mirë të ketë frikë”,-shkruan Salianji. 

Ju sugjerojmë

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
Bota

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

3 Korrik, 2025 10:33 pm
Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

3 Korrik, 2025 9:00 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Para
Fshehu drogën në paruke, kapet kolumbiani 

Fshehu drogën në paruke, kapet kolumbiani 

Drogë, armë dhe municion luftarak në banesë/ Arrestohen dy vëllezërit në Lezhë

Drogë, armë dhe municion luftarak në banesë/ Arrestohen dy vëllezërit në Lezhë

Zgjedhjet e 11 majit/ VOA: Interesim ende i ulët i shqiptarëve të Greqisë për t’u regjistruar 

Zgjedhjet e 11 majit/ VOA: Interesim ende i ulët i shqiptarëve të Greqisë për t’u regjistruar 

TE FUNDIT

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e...

Lexo më shumë

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
3 Korrik, 2025

Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
3 Korrik, 2025

Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”,...

Lexo më shumë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com