Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ben Blushi: Si u krijua libra 6 vjet më parë, kush fitoi dhe kush humbi

2022/11/01 at 1:50 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Ben Blushi: Si u krijua libra 6 vjet më parë, kush fitoi dhe kush humbi

Nga Ben Blushi


SI U KRIJUA LIBRA 6 VJET MË PARË

Gjashtë vjet më parë në 1 Nëntor 2016, bashkë me rreth 60 vetë dhe në prezencë të 2000 të tjerëve që u mblodhën te Akademia e Arteve, themeluam një parti që e quajtëm Lista e Barabartë.

Mua mu deshën shumë javë për të gjetur akronimin, pra emrin e shkurtuar, me të cilin partia do njihej në publik, derisa një natë vendosa që Lista e Barabartë të njihej si, Libra.

Ky emër i kishte nga pak të gjitha cilësitë që duhet të ketë një parti.

Libra do të thotë ekuilibër, do të thotë dije dhe do të thotë liri.

Tetë muaj më vonë në Qershor 2017, Libra mori 20 mijë vota në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ata që na donin thanë se 20 mijë vota ishin pak, kurse ata që nuk na donin thanë se ishin shumë.

Në tetë muaj jetë, Libra bëri të gjitha eksperimentet e mundshme.

Ajo u krijua nga njerëz të panjohur, jo vetëm për publikun por edhe për njëri tjetrin, që u bënë antarë duke aplikuar online dhe pastaj votuan online për të zgjedhur njëri tjetrin, në forumet e saj.

Libra u rregjistrua me forcë në zgjedhje, pasi KQZ refuzoi të interpretonte siç duhet ligjin zgjedhor dhe për këtë shkak na u desh të mblidhnim afro 12 mijë firma nëpër gjithë qytetet e Shqipërisë ku kishim antarësi.

Libra premtoi disa gjëra të thjeshta që sot duken të mundshme dhe për të cilat shumë njerëz dalin herë pas here në protestë.

Ulje taksash për shtresën e mesme. Përgjysmim të tarifave universitare. Arsim i mesëm i detyrueshëm. Abrogim të ligjit 7501. Nxjerrjen jashtë qyteteve të lojërave të fatit. Uljen në 5 për qind të tvsh për ushqimet bazë. 1000 euro për çdo bebe që lind në Shqipëri. Heqjen e çdo takse për investimet e emigrantëve. Një parlament me 100 deputetë. President të zgjedhur nga Populli.

Kur hyri në zgjedhje Libra nuk kishte asnjë numërues dhe prandaj doli nga zgjedhjet si partia më e vjedhur. Nga një hapje e pjesshme e disa kutive në Tiranë, KQZ faktoi se në 71 kuti, Libres i ishin grabitur 90 vota ndërkohë që të gjitha partive të tjera i ishin shtuar. Votat e Librës u ndanë në tavolinë mes partive që numëronin votat.

Megjithëse mori 20 mijë vota dhe u rendit partia e pestë në Shqipëri, Libra nuk fitoi asnjë mandat. Nëse do kishte patur këtë numër votash, katër vjet më vonë, në vitin 2021, për shkak të ndryshimeve të sistemit zgjedhor mund t’i ishte afruar mandatit të dytë.

Meqë Libra ishte partia e vetme në zgjedhje që nuk kishte asnjeri në punë në administratë dhe nuk kishte fare buxhet, me përjashtim të kontributeve modeste të antarëve të saj, të varfërit e injoruan dhe të pasurit e sulmuan. Shtresa e mesme e tradhëtoi. Ditën e fundit, të mesmit ose u kthyen te partitë e vjetra ose shkuan në plazh, meqë ishte kohë e mirë.

Pas zgjedhjeve të gjithë u kthyen në shtëpi, bashkë me mua, që humba me koshiencë mandatin tim të deputetit.

Të gjithë ata që më thonë se unë e krijova dhe shkatërrova Librën, duhet të dinë se në fund të kësaj aventure isha i vetmi njeri që humba diçka që e kisha. Unë kisha një mandat deputeti të sigurt, të cilin partia nga e cila ika nuk do ma hiqte asnjëherë, nëse do isha kthyer në një pensionist lluksi që flet kur është mirë dhe hesht kur është keq.

Meqë Libra ishte një eksperiment lirije pa kufinj, unë jam menduar gjatë, në gjithë këto vite, për raportin e shqiptarëve me lirinë. Libra me detyroi të njihja një Shqipëri që nuk e njihja.

Në ato muaj kam parë se çfarë u bën liria e tepruar njerëzve, në një vend që nuk ka histori të gjatë lirish politike dhe personale. Herë pas herë Libra ngjante si një ambulancë që kuronte shpërthimin e emocioneve të disa pacientëve kronikë dhe jo si një makinë që të çonte drejt një projekti politik serioz.

Megjithatë, pavarësisht zhgënjimeve që mora, unë i doja të gjithë të çmendurit e Librës, sepse kisha njohur të çmendurit e partive të tjera. Të parët, megjithëse të çmendur, nuk i kishin bërë asnjë dëm vendit, përveç vetes së tyre dhe pak edhe mua, që duhet ti mbaja të bashkuar dhe të qetë.

Natyrisht ata nuk kanë faj. Fajin kryesor e kam unë që u çmenda, por me sa duket nuk u çmenda sa duhet.

Kjo ishte puna më e vështirë që kam bërë në jetë, sepse duhej të mbaja bashkë njerëz që nuk kishin asnjë sentiment për njëri tjetrin, nuk kishin asnjë detyrim dhe nuk paguheshin.

Kësisoj, Libra u kthye në një magazinë ku në fillim hynte dhe dilte kush të donte dhe meqë shumica i gjetën raftet bosh, në fund mbetën shumë pak nga ata që hynë.

I lodhur, i demotivuar dhe pa shije pas humbjes në zgjedhje, unë ia lashë Librën atyre që mbetën në fund.

Vetë i kushtova jetën pasioneve të tjera dhe Libra pushoi së qëni.

Sot ka akoma shumë të çmendur që më shajnë sepse Libra pati këtë fat të keq dhe akoma më shumë që më kërkojnë të mblidhemi prapë.

Thonë që njerëzit mund të çmenden më shumë se një herë, por nuk çmenden asnjëherë njëlloj.

Ku i dihet.



Ju sugjerojmë

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
-U tha në Opinion

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

28 Janar, 2026 10:50 pm
Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
-U tha në Opinion

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

28 Janar, 2026 10:45 pm
Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

28 Janar, 2026 10:28 pm
Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
Bota

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

28 Janar, 2026 9:51 pm
Aksident në Tepelenë, humb jetën një person
Kronikë

Aksident në Tepelenë, humb jetën një person

28 Janar, 2026 9:24 pm
Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili
Bota

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili

28 Janar, 2026 7:50 pm
Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë
Bota

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë

28 Janar, 2026 6:51 pm
Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit
Sport

Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit

28 Janar, 2026 6:48 pm
Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim
Kronikë

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim

28 Janar, 2026 5:50 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Iranit: Bëni marrëveshje ose do të përballeni me një sulm shumë më të keq

28 Janar, 2026 4:51 pm
Para
Qeveria italiane do i shpall të paligjshme festimet e mëdha

Qeveria italiane do i shpall të paligjshme festimet e mëdha

Projektbuxheti 2023, Kushi: Vitin tjetër tekste falas një përdorimshe nga klasa 1-3

Projektbuxheti 2023, Kushi: Vitin tjetër tekste falas një përdorimshe nga klasa 1-3

Pallat, hotel dhe lokal në plazh, sekuestrohet pasuria e të dyshuarit për 4 vepra penale

Pallat, hotel dhe lokal në plazh, sekuestrohet pasuria e të dyshuarit për 4 vepra penale
















TE FUNDIT

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
28 Janar, 2026

Vilma Dafilaj, kirurge plastike ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me kujdesin që duhet treguar për ushqimet që konsumojmë,...

Lexo më shumë

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
28 Janar, 2026

Piktori Helidon Haliti ka rrëfyer në emisionin “Opinion” përvojën e tij personale me mbipeshën dhe se si ka arritur të...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
28 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për t'i shfuqizuar masën e "arerstit në burg". Beqaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit...

Lexo më shumë

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
28 Janar, 2026

Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes”, ka njoftuar kryeministri kroat Andrej Plenković. Duke folur për mediat, Plenković tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com