TIRANE- Ben Blushi doli në një deklaratë për mediat pas fjalës së tij në Asamblenë e PS-së. “Referendumi është një marrëzi e një njeriu që do të zgjidhet pa qenë kandidat”, tha Blushi.
Pjesë nga fjala e Blushit
Edi Rama kërkon referendum për të marrë mandat të përhershëm. Kjo do të kthehet në barsaletë, sepse ai kërkon të mos respektohet ky statut që është por ai tjetri që pret të miratohet.
Unë jam i gatshëm për debat, por Edi Rama duhet të hapë Asamblenë, pasi socialistët duhet të dinë se çfarë po bëhet këtu. Kur flet ai transmetohet live, kur flasim ne të tjetër u hiqet fisha televizionevde.
“Një nga kolegët, Maqo Lakrori, shpalli krijimin e një grupi, “Lëvizja për demokraci në PS”, anëtarët e së cilit kërkojnë ndryshime në statut”, tha më tej Ben Blushi.