Trajnerit Sylvinho i është dorëzuar ditën e sotme zyrtarisht nënshtetësia shqiptare. Ceremonia u organizua në mbrëmjen gala që është organizuar për të nderuar “më të mirët” e më të mirëve.
Dekreti iu dha zyrtarisht nga presidenti Bajram Begaj, nën shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
“Është një natë shumë e rëndësishme për mua, për historinë, një djalë nga Sao Paulos ka shkuar në Londër, më pas Barcelona, Manchester, Milano dhe më pas në Tiranë, një vendi i bukur, ju falënderoj të gjithëve, është një nder për të dhënë një kontribut në fushë, komplimente të gjithëve”, tha Sylvinho.