Ajo shprehja më mirë nëna se e bija, duket se merr vlerë edhe në rastin e Bebe Rexhës. Këngëtarja ka postuar një foto me rastin e ditës së nënës duke përcjellë edhe urimin e saj, për atë që e quan shoqen më të mirë.
Nga sa shihet në foto, nëna e Bebe Rexhës është në formë të shkëlqyer dhe duket sikur është moshatare me të bijën.