Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe i ati i saj, Dukagjin Lipa organizojnë edhe këtë vit në Kosovë festivalin “Sunny Hill Festival”.
Këtë vit pritet të marrin pjesë shumë personazhe me famë botërore si Miley Cyrus, Calvin Harris apo reperi me origjinë shqiptare Gashi, veç emrave të njohur të artistëve shqiptar.
Në një intervistë për mediat në Kosovë, babai i Duas, Dukagjini është pyetur nëse i është bërë ftesë edhe këngëtareve të tjera me origjinë shqiptare si Rita Ora dhe Bebe Rexha.
Ai ka rrëfyer se këngëtareve të njohura me origjinë shqiptare i është dërguar ftesa, por asnjëra prej tyre nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Ky refuzim i Ritës shton edhe më shumë zërat se marrëdhënia mes saj dhe Duas është e nderë, ndërsa sa i përket Bebes nuk dihet përse e ka marrë këtë vendim, ndoshta edhe prej datave të zëna nga koncertet./Opinion.al/