Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit

2024/05/27 at 9:58 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën se ai nuk i beson presidentit rus Vladimir Putin, pas raportimeve se Bashkimi Evropian po mendon të organizojë bisedime për paqe me Rusinë.

Bloomberg raportoi më 27 maj se blloku evropian është duke punuar për organizimin e një takimi në Arabinë Saudite në fund të këtij viti, ku do të merrte pjesë edhe Rusia.

Ai takim do të mbahej pas samitit të Ukrainës për paqe më 15-16 qershor në Zvicër, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues nga dhjetëra vende, por jo edhe nga Rusia.

“Putinit nuk i zihet besë”, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp në Spanjë, ku ai e nënshkroi një marrëveshje dypalëshe për sigurinë me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, në vlerë 1 miliard euro më 27 maj.

Presidenti ukrainas tha se vendi i tij kishte mbajtur rreth 200 runde bisedimesh me Kremlinin, shumica e të cilave ishin mbajtur shumë kohë para se Rusia ta fillonte pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

“Nuk kishte rezultate; territoret e uzurpuara, mbetën të uzurpuara”, tha Zelensky.

Ai tha se 90 vende janë pajtuar për të marrë pjesë në samitin për paqe në qytetin Lucern në Zvicër muajin e ardhshëm.

Të dielën, Zelensky përmes një video-mesazhi u bëri thirrje liderëve botërorë, në veçanti presidentit amerikan Joe Biden, të “tregojnë lidership në avancimin e paqes” dhe të marrin pjesë në takim.

Por Bloomberg raportoi se Biden do ta shmangë këtë samit për të marrë pjesë në një ngjarje për fushatën e vet presidenciale.

Rusia nuk është ftuar në samitin e organizuar nga Ukraina. Zelensky ka thënë se pjesëmarrja e Rusisë do ta rrezikonte prishjen e samitit.

Moska e ka hedhur poshtë rëndësinë e këtij samiti në Zvicër. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kishte thënë në prill se bisedimet për paqe pa Rusinë “nuk kanë kuptim”.

Ngjashëm, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se vendimet në lidhje me luftën në Ukrainë që “shpërfillin qëndrimin e Rusisë” janë “jashtë çdo realiteti”. REL

Ju sugjerojmë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: Proces që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare
Aktualitet

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: Proces që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare

16 Shtator, 2025 6:51 pm
Suedi, një sulm kibernetik zbulon të dhënat e 1,5 milionë personave
Bota

Suedi, një sulm kibernetik zbulon të dhënat e 1,5 milionë personave

16 Shtator, 2025 6:37 pm
Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve
Kryesore

Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve

16 Shtator, 2025 6:11 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Të dehur në makinë dhe me shpejtësi tej normave, 11 të arrestuar në Tiranë
Kronikë

Të dehur në makinë dhe me shpejtësi tej normave, 11 të arrestuar në Tiranë

16 Shtator, 2025 4:36 pm
Trump: Izraeli nuk do ta godasë më Katarin
Bota

Trump: Izraeli nuk do ta godasë më Katarin

16 Shtator, 2025 4:06 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Caktohen kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve Parlamentare të PD

16 Shtator, 2025 3:10 pm
Apeli rikthen në burg Vangjush Dakon
Kronikë

Apeli rikthen në burg Vangjush Dakon

16 Shtator, 2025 2:48 pm
Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS
Kryesore

Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS

16 Shtator, 2025 2:09 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Lushnje, një i vdekur dhe dy të plagosur

16 Shtator, 2025 1:23 pm
Para
Rusia do të ndërtojë central bërthamor  në Uzbekistan

Rusia do të ndërtojë central bërthamor në Uzbekistan

Alban Xhihani zbulon futbollistin që nuk e priste të lihej jashtë listës nga Sylvinho

Alban Xhihani zbulon futbollistin që nuk e priste të lihej jashtë listës nga Sylvinho

Liljana Çefa, mësuesja e dy brezave të piktorëve që vijon t’u japë jetë telajove të bardha

Liljana Çefa, mësuesja e dy brezave të piktorëve që vijon t’u japë jetë telajove të bardha

TE FUNDIT

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: Proces që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: Proces që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare
16 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dëshminë e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Hagë, i cili shprehu...

Lexo më shumë

Suedi, një sulm kibernetik zbulon të dhënat e 1,5 milionë personave

Suedi, një sulm kibernetik zbulon të dhënat e 1,5 milionë personave
16 Shtator, 2025

Të dhënat personale të rreth 1,5 milionë personave janë zbuluar në internet, pas një sulmi kibernetik ndaj një ofruesi suedez...

Lexo më shumë

Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve

Parlamenti miraton Kryesitë dhe anëtarët socialistë të Komisioneve
16 Shtator, 2025

Ditën e sotme janë zgjedhur Kryesitë e Komisioneve Parlamentare dhe anëtarët socialistë në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi miratoi kryetarët dhe...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
16 Shtator, 2025

Aktori dhe regjisori i Hollivudit, Robert Redford i njohur për filmat si “Butch Cassidy And The Sundance Kid” dhe “The...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com