Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE përshpejton dëbimet: Do të parandalojmë emigrimin e parregullt

2023/02/11 at 8:40 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE përshpejton dëbimet: Do të parandalojmë emigrimin e parregullt

Si pjesë e debatit për politikën e përbashkët të migrimit, krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për rritjen e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE.


Krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për rritjen e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE. Gjithashtu, shtetet duan të dëbojnë më shumë njerëz. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha në Bruksel: “Ne do të forcojmë kufijtë tanë të jashtëm dhe kështu do të parandalojmë migrimin e parregullt”.

Vendimi i Këshillit Evropian parashikon dy projekte pilot në kufijtë e jashtëm të BE. Në të parin, BE do të zhvillojë infrastrukturën e mbikqyrjes. Sipas Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të ndërtohen kulla vrojtimi dhe do të instalohen kamera dhe sisteme të tjera elektronike vëzhgimi. Financimi do të vijë nga buxheti i BE dhe buxhetet kombëtare. Një projekt i dytë pilot fokusohet në përshtatjen e procedurave të azilit në kufijtë e jashtëm të BE.

Mosmarrëveshje për financimin

Në samitin e BE pati mosmarrëveshje për financimin e objekteve dhe gardheve të sigurisë kufitare. Komisioni Evropian dhe Gjermania i refuzuan gardhet kufitare. Vendet e tjera anëtare, si Austria dhe Greqia, megjithatë i kërkuan ato.

Pas samitit, kancelari gjerman Olaf Scholz vuri në dukje se fjala “gardhe” nuk figuronte në vendim, ndërsa deklaroi se tashmë “duhej miratimi i masave të sigurisë në disa kufij”. Kancelari austriak Karl Nehammer shprehu kënaqësinë e tij. BE-ja e ka bërë të qartë se jo vetëm Bullgaria dhe Rumania, por edhe të gjitha vendet me kufij të jashtëm, do të kenë vëmendje të veçantë nga Komisioni Evropian kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kufijve. Kjo deklaratë nuk ishte bërë kurrë më parë me një qartësi të tillë në një Këshill, shpjegoi Nehammer.

BE gjithashtu do të rrisë numrin e dëbimeve. Për ta bërë këtë, vendet anëtare duan të njohin reciprokisht kërkesat e refuzuara për azil. Kështu, aplikimet nuk do të rishqyrtohen më kur azilkërkuesit lëvizin brenda BE, shpjegoi von der Leyen. Për më tepër, duhet shtuar presioni ndaj vendeve të origjinës për të rikthyer shtetasit e tyre.

Kritika në Gjermani

Planet e BE po sjellin kritika në Gjermani. Zëdhënësja e partisë E Majta në Bundestag për politikën e azilit, Bünger, tha se ajo që u vendos në samitin e BE për arratinë dhe emigracionin përbën një deklaratë falimentimi humanitar. Izolimi i detyruar, procedurat e shpejta dhe dëbimet janë e kundërta e një politike azili të bazuar në të drejtat e njeriut.

Politikani i të Gjelbërve, Marcel Emmerich kujtoi në radion kombëtare gjermane Deutschlandfunk se ngritja e gardheve nuk korrespondon me BE. Nënkryetari i grupit parlamentar të partive unioniste, Andrea Lindholz, tha se ishte e zhgënjyer me rezultatet. Duke pasur parasysh situatën në Gjermani, kancelari Scholz duhet të kishte këmbëngulur shumë më tepër për rezultate konkrete si një shpërndarje më e barabartë e refugjatëve ukrainas në BE, tha ajo për agjencinë gjermane të shtypit dpa./DW



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Çmimet në bare shënuan rritjen më të lartë në 6 vjet. Paralajmërohet tjetër shtrenjtim nga marsi

Çmimet në bare shënuan rritjen më të lartë në 6 vjet. Paralajmërohet tjetër shtrenjtim nga marsi

Protesta, blindohet kryeministria me veshje metalike, bllokohen akset drejt bulevardit

Protesta, blindohet kryeministria me veshje metalike, bllokohen akset drejt bulevardit

Mbi 24 mijë viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Mbi 24 mijë viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}