Bota

BE paralajmëron: Fëmijët ukrainas rrezikojnë të trafikohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:24 - 21/03/22 |
Opi Nion

Bashkimi Europian ka paralajmëruar se fëmijët ukrainas rrezikojnë të trafikohen teksa përpiqen të largohen nga Ukraina për shkak të luftës.

Sipas Reuters, Komisionerja europiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson tha në një konferencë shtypi në Estoni se rreth gjysma e 3.3 milionë ukrainasve që kishin ikur në vendet e BE që nga fillimi i luftës ishin fëmijë.

Ukraina ka një numër të madh jetimësh dhe fëmijësh të lindur nga nëna surrogate që nuk ishin marrë nga të afërmit e tyre. Kjo rrit rrezikun që ata të rrëmbehen, tha ajo.

Deri më tani ka pasur shumë pak fëmijë të cilët kanë qenë të pashoqëruar që përpiqen të kalojnë kufijtë e BE-së dhe vetëm pak raste janë raportuar se janë trafikuar./Opinion.al

Pas