Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE para një krize të re borxhesh?

2023/11/06 at 12:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE para një krize të re borxhesh?

Borxhet publike të vendeve anëtare të BE janë shumë të larta. Ministrat e Financave që takohen të hënën ende nuk kanë gjetur një recetë si mund të ulen borxhet e të ruhet stabiliteti financiar. Sa të larta janë rreziqet?


Zhytja në borxhe e shteteve të eurozonës në vitin 2022, sipas autoritetit të statistikave, Eurostat kapte kuotën 91,4 % të vëllimit ekonomik. Kundrejt vitit 2021 një rënie me 4%. Kjo është shifër e mirë, por sipas analizës së Bankës Qendrore Europiane lidhet me një efekt unik të qetësimit të gjendjes së ekonomisë pas pandemisë së Coronës. BQE pret këtë vit një nivel borxhesh prej 89%. Vitin e ardhshëm pritet një rënie në 88,6%. Ajo që vlen si rregull dihet: Niveli i borxheve është shumë më i lartë se kufiri maksimal i 60% i vëllimit të produktit të brendshëm bruto. Për vendet e eurozonës ky pakt është i rëndësishëm. Në fund të fundit ai garanton stabilitetin e valutës europiane.

“Një nivel borxhesh i paparë më parë”

Prej katër vitesh që nga koha e Coronës dhe për shkak të çmimeve të larta energjitike si pasojë e sulmit rus në Ukrainë, është pezulluar pakti i vjetër i stabilitetit me rregullat strikte. Komisioni Europian nuk ka hapur ndonjë procedurë për borxhet e larta ndaj ndonjë vendi. 22 vende të BE e kalojnë kufirin 60%. Vendi me më shumë borxhe është Greqia me 171% të produktit të brendshëm bruto, Italia 144%. Një instancë e pavarur e KE,”European Fiscal Board” rekomandon që vendet me borxhe të larta të veprojnë me seriozitet e të ulin borxhet. “Kemi aktualisht një nivel të lartë borxhesh të paparë më parë. Lartësia nuk është problem, po ne na shqetëson perspektiva që borxhet nuk do të ulen pa masa rrënjësore nga vendet e zhytura në borxhe”, është i mendimit Niels Thygesen, profesor i emerituar në Danimarkë, pjesë e “European Fiscal Board”.

Thygesen thotë se nuk duhet ta kemi iluzionin, se tregjet financiare do ta pranojnë aq lehtë që borxhet janë vazhdimisht mbi 100%. Rifinancimi i borxheve është shumë i shtrenjtë për këto vende. Agjencia Moody e ka ulur psh aftësinë kredituese të Italisë. Normat e larta të interesit që rrisin kostot e borxheve janë një shqetësim i madh për ministrat e Financave që takohen të hënën (06.11.) Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner bëri të ditur së fundmi, se financimi i borxheve gjermane këtë vit do të përbëjë 40 miliardë euro. Vitin e kaluar ato ishin vetëm 4 miliardë euro, pra 10 herë më shumë. Kurse Italisë rifinancimi i borxheve i kushton 100 miliardë euro.

Ekonomisti Niels Thygesen iu bën thirrje shteteve që të kenë një plan afatgjatë për uljen e borxheve, para se ky problem të dalë jashtë kontrollit, si para 9 vitesh në rastin e Greqisë. Probleme nuk ka vetëm Italia, por edhe Spanja, Franca, Portugalia, Qiproja dhe Greqia. Por si duhet bërë kjo është mjaft e kontestuar mes ministrave të Financave.

Ku është plani për reduktimin e borxheve?

Pavarësisht disa muaj negociatash, ata nuk kanë rënë dakord për një koncept të përbashkët. Dy fronte qëndrojnë të papajtuar ballë për ballë. Njëri i drejtuar nga Gjermania kërkon kritere buxhetore të qarta, që vlejnë për të gjitha vendet me synim uljen e shpejtë të borxheve. Në anën tjetër qëndrojnë vende si Franca dhe Italia që kërkojnë rrugë individuale të reduktimit të borxheve, duke marrë në konsideratë rrethanat e veçanta në Paris, Romë dhe Athinë pa vendosur masa ndëshkuese. Ministri gjerman i Financave kërkon konsolidimin e buxheteve publike me pikërëndese investime në digjitalizim dhe modernizim. “Këtë po bëjmë në Gjermani.Kemi një politikë të moderuar të kufizimit fiskal. Më pak borxhe e më shumë investime, kjo mund të bëhet, nëse vendosen prioritete, sipas Lindner. “Kërkohet guxim, por edhe të thuash se çfarë nuk bëhet.”

Ministri italian i Financave, Giancarlo Giorgetti e ekonomistë të tjerë kanë qëndrimin se investimet si ato në energjinë e gjelbër apo mbrojtjen duhet të hiqen nga llogaritjet e buxheteve. “Shpenzimet që lidhen me prioritete europiane u shërbejnë qëllimeve strategjike politike nuk mund të lihen thjesht jashtë vëmendjes tek rregullat fiskale”, kërkoi Giorgetti në takimin e tetorit.

Nëse ministrat e Financave dhe Komisionit Europian nuk bien dakord deri në fund të vitit për rregullore të reja të borxheve, do të vlejë sërish pakti i vjetër i stabilitetit me kufirin rigoroz prej 3% të produktit të brendshëm bruto për borxhet e reja dhe rregullore të rrepta për reduktimin e borxheve. KE duhet të niste procedura kundër Italisë dhe Francës, sepse kufiri i i borxheve të reja të këtyre vendeve e kalon 4%. Edhe Niels Thygesen nga “European Fiscal Board” nuk shikon zgjidhje tek pakti i vjetër i stabilitetit, sepse ndëshkimi më tej i këtyre vendeve i fundos ato më shumë në humnerën e borxheve. Sipas tij nevojiten strategji afatgjata për uljen e borxheve brenda vendeve anëtare./DW



Ju sugjerojmë

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…
Aktualitet

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

3 Qershor, 2025 9:27 am
Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira
Rajoni

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

3 Qershor, 2025 8:56 am
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

3 Qershor, 2025 8:49 am
Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
Bota

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

3 Qershor, 2025 8:39 am
27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj
Aktualitet

27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj

3 Qershor, 2025 8:26 am
Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia
Rajoni

Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia

3 Qershor, 2025 8:19 am
Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë
Aktualitet

Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë

3 Qershor, 2025 8:16 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
-U tha në Opinion

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

2 Qershor, 2025 11:42 pm
Para
Kaos në Kryesinë e Kuvendit, edhe Komisioni i Jashtëm merr vendimin të shtyjë mbledhjen

Kaos në Kryesinë e Kuvendit, edhe Komisioni i Jashtëm merr vendimin të shtyjë mbledhjen

41-vjeçarja helmohet nga kërpudhat, në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës

41-vjeçarja helmohet nga kërpudhat, në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës

Kryeministri palestinez shpërthen në lot gjatë mbledhjes së qeverisë: Nëna poshtë rrënojave thërret fëmijët

Kryeministri palestinez shpërthen në lot gjatë mbledhjes së qeverisë: Nëna poshtë rrënojave thërret fëmijët
















TE FUNDIT

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…
3 Qershor, 2025

Mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2025. Ministrja e Arsimit dhe Sportit,...

Lexo më shumë

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira
3 Qershor, 2025

Për Zoran Strikën, gazetar në portalin 021.rs në Novi Sad, ditët e punës janë bërë mezi të durueshme. Që nga shembja...

Lexo më shumë

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
3 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e 36 qendrave shëndetësore verore në kuadër të fillimit të sezonit turistik. Përmes një...

Lexo më shumë

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
3 Qershor, 2025

Britania e Madhe planifikon të ndërtojë të paktën gjashtë fabrika të reja për prodhimin e armëve dhe lëndëve eksplozive. Ministria...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com