Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE e SHBA duan të krijojnë aleancën për lëndët e para

2023/03/12 at 8:50 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE e SHBA duan të krijojnë aleancën për lëndët e para

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u duk e kënaqur pas takimit me presidentin amerikan, Joe Biden. Ishte një bisedë shumë e mirë dhe shumë konstruktive, tha von der Leyen. Që në fillim të takimit me Biden, ajo theksoi, se BE dhe SHBA nuk janë vetëm partnerë, por miq të mirë. Dhe presidenti amerikan i dha notën maksimale mikes nga Brukseli. Ajo bën një “punë të shkëlqyer”, tha Biden.


Rezervat e BE ndaj programit amerikan të subvencioneve

Në bisedën kokë më kokë, Biden dhe von der Leyen diskutuan për konfliktin tregtar mes SHBA e BE pas bërjes së ditur nga presidenti amerikan për subvencionet gjigande për teknologjinë e gjelbër. BE e sheh programin amerikan të subvencioneve si rrezik serioz për industrinë europiane. Konflikti nuk është zgjidhur por të paktën palët bën një hap të madh afrimi kundrejt njëri-tjetrit. “Ne synojmë pa vonesë që të fillojmë bisedimet për një marrëveshje për mineralet kritike”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidentit amerikan. Bëhet fjalë për mineralet që nevojiten për prodhimin e baterive për automjetet elektrike.

Von der Leyen deklaroi, se qëllimi është kemi të kemi një marrëveshje që mineralet që nxirren apo përpunohen në BE të trajtohen nga SHBA si mineralet e nxjerra në këtë vend. Pra të mos ketë disavantazhe në tatime për lëndët e para europiane në SHBA. Me këtë do t’i jepej zgjidhje konfliktit tregtar mes BE e SHBA. Gjermania dhe BE kanë frikë se me subvencionet e forta amerikanë koncernet europiane do të zhvendosin prodhimin e tyre, si psh prodhimin e baterive për automjetet elektrike në SHBA, nëse do të përfitonin vetëm aty nga avantazhet tatimore.

Do të nisin bisedime për zbutjen e pasojave negative

Sfond i grindjes mes SHBA e BE është i ashtuquajturi ligji për zbutjen e inflacionit në SHBA që parashikon investime miliardëshe në mbrojtjen e klimës dhe lehtësime tatimore për teknologjitë e gjelbra, por vetëm nëse këto prodhohen në SHBA. Presidentja e KE tha para takimit, se është gjë shumë e mirë që ka investime masive në teknologjinë e gjelbër. Pas takimit ajo tha, se e përshëndet programin për mbrojtjen nga inflacioni. Në SHBA nuk dotë ketë ndryshime në lidhje me ligjin për zbutjen e inflacionit, këtë e bëri të qartë presidenti Biden. Por në implementimin e tij SHBA mund të bëjë një hap drejt kërkesave europiane. Ursula von der Leyen dhe Biden kanë rënë dakord për bisedime si të zbuten pasojat negative për Bashkimin Europian.

Edhe Kosova ka zënë vend në takimin Biden-von der Leyen. Sipas presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pas takimit, tema e dialogut Kosovë-Serbi në takimin me Biden është përmendur dhe se BE e SHBA mbështesin plotësisht propozimin europian dhe shpresojnë në konstruktivitetin e të dyja palëve për dialogun Kosovë-Serbi./DW

Etiketa: aleancënbelëndët e parashba


Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Para
Kanadaja ndalon importet ruse të aluminit dhe çelikut

Kanadaja ndalon importet ruse të aluminit dhe çelikut

1957/ Rrëfimi i dy gazetareve të pavarura britanike mbi udhëtimin e tyre në Shqipëri

1957/ Rrëfimi i dy gazetareve të pavarura britanike mbi udhëtimin e tyre në Shqipëri

Çfarë ndodh me trupin kur e anashkaloni mëngjesin

Çfarë ndodh me trupin kur e anashkaloni mëngjesin
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}