Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE duhet të gjejë një strategji të re në Ballkan

2019/07/07 at 9:42 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
BE duhet të gjejë një strategji të re në Ballkan

Adelheid Feilcke-Në gjendjen aktuale politike në Bashkimin Europian askush nuk mendon për zgjerimin e tij në drejtim të Ballkanit Perëndimor. Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e qartë. BE brenda saj ka kaq shumë sprova të vështira, me të cilat duhet të përballet, e në lidhje me Ballkanin Perëndimor është tërësisht jo-unike. Sinjalet që vijnë nga kryeqytetet europiane në drejtim të Sarajevës deri në Tiranë janë kundërthënëse dhe tregojnë vetëm dilemën e BE: Sa herë po ngushëllohen këto vende, një herë shtyhen premtimet e bëra, herën tjetër aktorë të rinj politikë nuk ndjehen të lidhur ndaj premtimeve të vjetra. Ka ardhur koha për një strategji të re të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, një strategji, e cila gjen konsesus brenda BE kurse njerëzve në Ballkan u tregon perspektiva konkrete e të bëshme. Procesi i Berlinit (në kuadër të të cilit u zhvillua Samiti i Ballkanit Perëndimor) është çelësi për këtë rrugë!


Përpjekje që nuk shpërblehen

Ja dramaturgjia e viteve e muajve të fundit: BE hap perspektivën e çeljes së bisedimeve me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Këto vende ndërmarrin përpjekje të shumta t’i përmbushin kushtet e duhura. Maqedonia e Veriut madje ia del me heqjen dorë nga emri i shtetit të bëjë një pajtim historik me Greqinë, edhe Shqipëria nis procesin e dhimbshëm të vetingut të kërkuar nga BE për verfikimin e të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve. Lëvdata nga të gjitha anët. Por çfarë ndodh? Vendet anëtare të BE nuk e respektojnë premtimin e dhënë nga vetë ata në vitin 2018 dhe e shtyjnë sërish çeljen e negociatave.

Natyrisht gjenden shumë arsyetime për këtë, e veçanërisht kriza aktuale shtetërore e kushtetuese në Shqipëri i vë pikëpyetje shumë hapave që janë bërë. Por edhe në këtë gjendje, BE duhet t’i qëndronte premtimit dhe t’i fillonte negociatat. Sepse ato do të ishin vetëm sinjali startues në një proces të gjatë, që do të zgjaste me vite! Premtimi i vitit 2003 në Selanik për afrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE nuk përkrahet më nga shumica nga BE. Kush e do më zgjerimin e BE? Presidenti francez Emmanuel Macron e ka thënë qartë: Në fillim thellim pastaj zgjerime të tjera.

Askush nuk mendon për zgjerimin

Mali i Zi dhe Serbia negociojnë ndërkohë prej disa vitesh, edhe pse procesi ngec. Për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën as që mund të flitet për negociata. Kosova është i vetmi vend në Europë pa lëvizje të lirë, dhe liberalizimi i premtuar i vizave shtyhet rregullisht. E që do mund të priten lehtësime me një të ngarkuar të BE për politikën e Jashtme, Joseph Borrell, vendi i të cilit Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo është më se e diskutueshme. Fakti që të dyja protektoratet e BE-së janë më pak të përgatitura për BE tregon ndoshta më qartë, se çdo gjë tjetër mungesën e koherencës në politiken europiane për Ballkanin Perëndimor.

Kjo dilemë u bë më se e qartë tani në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan. Presidenti polak Andrzej Duda u shpreh hapur i zhgënjyer për hezitimin e partnerëve të tij europianë, për t’i afruar më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor. Merkel u përpoq të zbusë, kurse Macron as nuk u duk në Poznan.

Hapa të vegjël në vend të hapit të madh

E gjitha kjo në një kohë që ka progres konkret në bashkëpunimin rajonal, duke filluar që nga projektet e infrastrukturës deri në rrjetin rajonal të të rinjve, RYCO dhe masa, për të cilat pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit vërtet mund të jenë krenarë, e që njerëzve në rajon u sjellin përmirësime që ndjehen.

Këto simbole progresi duhet të dalin në krye. Lehtësimet ekonomike dhe nxitja e bashkëpunimeve duhet të forcohen. Nëse arrihet në disa nivele më shumë depërtim e shkëmbim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, anëtarësimi në BE e humbet atë kërcënimin e shenjës së kobshme. Njohja e dyanshme e diplomave, për të cilën u ra në ujdi në samitin në Poznan, është një hap konkret dhe i vërtetë për mijëra akademikë të rinj! Le të jemi të drejtë: Nëse hapi i madh i anëtarësimit në BE për një afat të mesëm nuk është i realizueshëm, atëherë mbeten hapat e vegjël e të shumtë të normalizimit fqinjësor, natyrisht të lidhura me kërkesa të qarta për respektimin e normave të shtetit ligjor dhe reformave në këto vende. Kjo është ajo që duan e kanë nevojë njerëzit në Ballkanin Perëndimor. Dhe Procesi i Berlinit i iniciuar nga kancelarja Merkel në vitin 2014 në krizën aktuale të BE është instrumenti më realist i një politike konkrete të afrimit./ Burimi:DW

Etiketa: Adelheid Feilcke


Ju sugjerojmë

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
Bota

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

23 Qershor, 2026 7:56 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

23 Qershor, 2026 7:54 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

23 Qershor, 2026 7:51 am
“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
Aktualitet

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

22 Qershor, 2026 10:56 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës

22 Qershor, 2026 10:32 pm
The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit
Bota

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

22 Qershor, 2026 9:45 pm
Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
Bota

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

22 Qershor, 2026 8:40 pm
“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

22 Qershor, 2026 7:20 pm
Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
Bota

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

22 Qershor, 2026 7:11 pm
I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll
Bota

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll

22 Qershor, 2026 6:58 pm
Para
Nuk fshihet më! Dua Lipa konfirmon lidhjen e re

Nuk fshihet më! Dua Lipa konfirmon lidhjen e re

Basha: Të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit

Basha: Të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit

Dhunuan fatorinon, pranga dy të rinjve në Tiranë

Dhunuan fatorinon, pranga dy të rinjve në Tiranë
















TE FUNDIT

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
23 Qershor, 2026

Shkencëtarët kanë ndërtuar “orët bërthamore” të parat në botë, një hap i madh drejt matësit më të ashpër, potencialisht më...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
23 Qershor, 2026

Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët deri në...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
23 Qershor, 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë...

Lexo më shumë

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
22 Qershor, 2026

Grupi koordinues i protestës doli mbrëmjen e së hënës me një deklaratë zyrtare, në ditën e 23-të të tubimit. Deklarata...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}