Sport

Bayern Munich shkarkon trajnerin Niko Kovaç


               Publikuar në : 21:19 - 03/11/19 |
el ida

Bayern Munih ka shkarkuar trajnerin Niko Kovac. Klubi bavarez njoftoi lajmin në një postim në Instagram, në të cilin shkruante se rrugët me Kovaç ndahen.

Bayenr Munih ka gjetur përkohësisht zëvendësuesin e Kovaç dhe ai është, Hansi Flick. Ky i fundit do të drejtojë ekipin për dy ndeshjet e radhës deri në marrjen e një vendimi.

“Bayern dhe Kovac zgjidhin kontratën me konsensus, Hansi Flick merr drejtimin për dy ndeshjet e rradhës deri në marrjen e një vendimi”-thuhet në njoftimin zyrtar.

Mendohet se shkak i vendimit të drejtuesve të klubit të jenë rezultatet e dobëta në javët e fundit dhe veçanërisht humbja e 5-1 ndaj Frankfurt-it./Opinion.al

Pas