Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, e ka bërë të qartë gjate javeve te fundit se dëshiron të transferohet tek Real Madridi.
Kjo vërtetohet edhe më shumë me kërkesat e tij astronomike për vazhdimin e kontratës me Bayern Munichun, shkruan gazeta spanjolle AS.
Edhe pse ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2019, Lewandowski dëshiron përmirësim të kushteve, duke kërkuar 18 milionë euro në sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i paguar në skuadër.
Polaku dhe agjenti i tij, Cezary Kucharski, do te diskutojne me presidentin e Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, lidhur me te ardhmen e Lewandowskit, por ata kembengulin qe pagesa e Bayern te jete aq sa ofron Real Madridi per te, pra 18 milione euro ne sezon.