Analisti Baton Haxhiu ishte i ashpër këtë të enjte ndaj përfaqësuesve të PD-së, Belind Këlliçi dhe Floriana Garo të ftuar në emisionin “Opinion”.
Haxhiu u ndal te lideri i selisë blu, Sali Berisha për të cilin tha se nuk e fiton dot betejën me Edi Ramën.
Sipas tij, brenda PD-së nuk ekziston rinia pasi zëri i vetëm aty është Berisha.
Për këtë arsye fajësoi edhe të rinjtë demokratë, duke theksuar se fatkeqësia e tyre është fakti se Berisha është më i ri se ta për mënyrën si lufton për parti.
“Këta janë njerëz pa ide. Megjithatë rinia të cilën Këlliçi e thotë me kaq pasion nuk ekziston për arsye sepse kemi vetëm një zë në PD. Një zë që i ngulfat këta. Edhe sot edhe muaj më parë, ju kam thënë që ju duhet ta ndryshoni liderin. Ky lider nuk e fiton betejën me Edi Ramën. Fajin e keni ju. Ajo që këta duhet ta dinë, Sali Berisha për këta është më i ri në mënyrën si lufton për parti, në mentalitet, në mënyrën si e ndërton diskursin dhe betejën që e bën. Edhe në TikTok. Fatkeqësia e tyre është që ai është më i ri se këta”, tha Haxhiu.
“Ju gjykojeni është mirë apo keq”, shtoi ai duke iu drejtuar Garos.